TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Mars 2024, 08:30

“Diktator, fëmijët po vdesin!”, aktivisti pro Palestinës ndërpret fushatën e Biden

Shkruar nga Pamfleti

“Diktator, fëmijët po vdesin!”, aktivisti pro

Një aktivist pro-palestinez ka ndërprerë fjalimin e presidentit amerikan Joe Biden gjatë fushatës në Atlanta në shtetin jugor të Xhorxhias, në kuadër të garës për zgjedhjet presidenciale.

“Ti je një diktator, Joe gjenocidi! Dhjetëra mijëra palestinezë kanë vdekur. Fëmijët po vdesin”, dëgjohet të thotë ai.

Mediat lokale raportojnë se protestuesi u largua me formë nga personeli i Shërbimit Sekret.

Më pas, Biden ka ironizuar teksa shprehet se nuk mërzitej me “pasionin” e protestuesit. Teksa shton se ka shumë palestinezë që po viktimizohen padrejtësisht.

Biden mbështet Izraelin në luftën ndaj Hamasit.

Lini një Përgjigje