Në një shoqëri të polarizuar, dhuna qëndron rrallë në njërën anë për një kohë të gjatë. Periudha e fundit e dhunës politike në Shtetet e Bashkuara nisi me të djathtën, pasi segregacionistët në jug linçuan amerikanët zezakë dhe vranë aktivistë të të drejtave civile në vitet 1950 dhe në fillim të viteve 1960.
Amerikanët e kanë zakon të supozojnë se problemet e vendit të tyre janë realisht unike. Që nga atentati i 13 korrikut ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, shumë analistë e kanë cilësuar si të paprecedentë ngjarjen dhe tensionet rreth saj.
Të tjerët kanë synuar të bëjnë krahasime, por në çdo rast ato kanë qenë fokusuar tek politika vendase dhe tek numri shumë i madh i armëve në duart e qytetareve, krahasuar me çdo vend tjetër të botës. Sigurisht, është e vërtetë që ngjarja e 13 korrikut ishin një moment i tmerrshëm, edhe pse pjesë e një valë kërcënimesh në rritje.
Vitet e fundit ka pasur një mori ngjarjesh të mëdha të dhunshme:sulmi i një turme në Capitol Hill për të penguar certifikimin e zgjedhjeve të vitit 2020; plagosja e kongresmenit republikan Steve Scalise gjatë një loje bejsbolli në një fushë pranë Kongresit në vitin 2017, apo komploti për rrëmbimin e guvernatores demokrate Gretchen Whitmer në vitin 2020.
Ky mjedis i rrezikshëm, ishte përshkallëzuar për të gjithë llojet e nëpunësve publikë. Gjatë viteve 2016-2021, u shtuan me 10 herë kërcënimet kundër anëtarëve të Kongresit, duke rënë vetëm disi pas presidencës Trump. Ndërkaq, kërcënimet ndaj gjyqtarëve federalë janë 2-fishuar që nga viti 2021.
Dhe në sondazhet e fundit 3-mujore, një e pesta e zyrtarëve të zgjedhur vendorë - si anëtarët e bordit të shkollave dhe komisionerët e qarqeve - raportojnë se kanë marrë kërcënime për dhunë. Por amerikanët duhet ta kuptojnë se probleme të tilla nuk janë vetëm të tyret. Në fakt, dhuna politike po rritet në shumë demokraci të botës.
Përvoja e frikshme e Trump nga një i ri pa një axhendë të qartë politike, na kujton edhe tentativën për vrasjen e kryeministrit japonez Fumio Kishida vitin e kaluar. Një vit më parë, u vra ish-kryeministri japonez Shinzo Abe. Ishte akti i parë i këtij lloji që nga vitet 1930.
Në gushtin e vitit të kaluar, një kandidat presidencial ekuadorian u vra në fund të një tubimi elektoral. Ndërkohë në maj të këtij viti, një burrë tentoi të vriste kryeministrin e Sllovakisë. Por krerët aktualë dhe ish-krerë e shtetit nuk janë viktimat e vetme të atentateve. Gjatë viteve 2022-2023, Franca përjetoi një rritje me 12 herë të dhunës kundër zyrtarëve të zgjedhur.
51 kandidatë u sulmuan fizikisht në 3 javët që çuan në zgjedhjet lokale të korrikut. Ndërkaq Gjermania ka regjistruar mbi 10.000 sulme ndaj politikanëve të saj gjatë 5 viteve të fundit, dhe mijëra të tjera ndaj selive të partive politike. Zgjedhjet e këtij viti në Meksikë ishin më vdekjeprurësit të para deri më sot, me 37 kandidatë të vrarë dhe mbi 800 të tjerë të plagosur.
Dhuna ndaj zyrtarëve është në rritje edhe në Kolumbi, Indi dhe Nigeri. Ndonëse dhuna e secilit vend ka shkaqe të ndryshme lokale, në të gjitha rastet vërehen edhe modele të qarta. Kështu, dhuna politike amerikane ka shumë të përbashkëta me atë që po ndodh në Gjermani dhe Indi, si dhe në zgjedhjet më të fundit në Francë.
Në të gjitha këto shtete, një pjesë e konsiderueshme e sulmeve janë kryesisht produkt i militantëve të radikalizuar, shpeshherë të nxitura nga partitë. Jo çdo vend përjeton dhunë politike për të njëjtat arsye. Për shembull dhuna në Francë, buron nga një përzierje trazirash për shkak të sjelljes brutale të policisë dhe reformës së pensioneve në vitet 2022-2023, përpara se të shndërrohej në sulme politike ndaj kandidatëve për deputetë në prag të zgjedhjeve të këtij vitit.
Kandidatët kolumbianë janë shpesh në shënjestër të grupeve të armatosura, për të frikësuar aktorët politikë dhe për t’i shërbyer interesave kriminale. Në Nigeri, shumë zyrtarë lokalë rrëmbehen nga banditët vetëm për të marrë një shpërblim. Megjithatë midis shteteve ka edhe ka ngjashmëri.
Kandidatët meksikanë, ashtu si ata kolumbianë, vriten shpesh nga organizatat kriminale. Në Francë dhe Gjermani, dhuna politike nxitet nga grupe politike të radikalizuara, të cilët kanë krijuar një atmosferë në të cilën dhuna është më e pranueshme si sjellje politike, edhe pse shpesh ajo kthehet kundër tyre.
Po si t’i kufizojnë Shtetet e Bashkuara sulme të tilla? Për këtë nuk ka një përgjigje të lehtë. Por disa nga vendet e tjera që përballen me dhunën politike, kanë bërë një punë më të mirë se të tjerët, dhe ofrojnë një model të mundshëm. Marrim sërish si shembull Francën dhe Gjermaninë. Në të dyja shtetet, partitë kryesore e kanë kufizuar forcimin e ekstremistëve duke krijuar një kordon sanitar, ose tampon, rreth aktorëve të tyre më të rrezikshëm. Në Gjermani, partia kryesore e qendrës së djathtë ka përjashtuar mundësinë e qeverisjes me AfD-në, dhe kësisoj legjitimimin e saj.
Partia franceze e qendrës së djathtë, është eklipsuar në madhësi nga Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë. Kjo e fundit është tashmë partia konservatore kryesore. Por në zgjedhjet e fundit parlamentare të Francës, qendra e djathtë u bashkua me centristët e drejtë, qendrën e majtë dhe madje edhe të majtën e rregullt për të bllokuar të djathtën ekstreme nga fitimi i një shumice qeverisëse.
Sigurisht, përshtatja e këtyre leksioneve me sistemin dypartiak të Shteteve të Bashkuara është e vështirë, por jo e pamundur. Së pari, ta bësh këtë kërkon të lësh mënjanë mosmarrëveshjet dhe të formosh një tendë të madhe me një mundësi më të madhe për të fituar. Për demokratët, kjo do të kërkonte ndryshim të kandidatit presidencial.
Për republikanët anti-Trump, do të nënkuptonte fitimin e një identiteti qartësisht jo të dhunshëm dhe klasik liberal, rreth të cilit ata mund të mblidhen, siç kanë bërë republikanët francezë. Në një shoqëri të polarizuar, dhuna qëndron rrallë në njërën anë për një kohë të gjatë.
Periudha e fundit e dhunës politike në Shtetet e Bashkuara nisi me të djathtën, pasi segregacionistët në jug linçuan amerikanët zezakë dhe vranë aktivistë të të drejtave civile në vitet 1950 dhe në fillim të viteve 1960. Por këto vrasje nxitën reagimin e atyre që mendonin se kishte ikur koha e pacifizmit që përqafoi Martin Luther King, Jr.
Dhuna u përhap në të majtë përgjatë viteve 1960-1970, me trazira, grupe militante dhe vrasje nga ekstremistët si Ushtria Çlirimtare Simbioneze. Të shtunën e 13 korrikut, Shtetet e Bashkuara shmangën vrasjen e kandidatit të saj kryesor presidencial. Por ishin me shumë fat.
20-vjeçari qëlloi më pak vetëm 1 cm larg kafkës së Trump. Por SHBA-ja mund të mos jetë aq me fat herën tjetër, dhe pasojat mund të jenë katastrofike. Kur një 19-vjeçar në Sarajevë vrau arkidukën austriak Franz Ferdinand, një botë thellësisht e ndarë u përfshi në luftë. Amerikanët duhet të mësojnë nga vendet e tjera për të shmangur më të keqen./ Përshtati "Pamfleti" Nga “Foreign Affairs”
Shënim:Rachel Kleinfeld, anëtare e “Carnegie Endoëment for International Peace” dhe autore e librit “Rendi i Egër:Si vendet më rrezikshme të botës mund të gjejnë një shteg drejt sigurisë”.
Lini një Përgjigje