
Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi, ka reaguar lidhur me dhunën barbare të ushtruar ndaj tre shqiptareve pranë qytetit malazez, Herceg Novi.
Me anë të një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, ambasada ka informuar se ka marrë në mbrojtje shtetasit shqiptarë që në momentin e parë që është njoftuar për rastin. Më tej thuhet se me ndihmën e ambasadës, tre shqiptarët kanë bërë denoncimin te autoritetet përkatëse. Në njoftimin e saj, ambasada thekson se pas denoncimit po persin zbardhjen e ngjarjes.
“Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi po ndjek nga afër ngjarjen e pasdites së sotme, ku tre shtetas shqiptarë janë dhunuar në zonën e Zelenika-s, pranë qytetit Herceg Novi.
Që prej momentit të parë kur jemi njoftuar, jemi vënë në kontakt me shtetasit, i kemi marrë në mbrojtje dhe po i ofrojmë çdo shërbim të nevojshëm, përfshirë edhe atë ligjor.
Një përfaqësues i ambasadës ka udhëtuar drejt zonës, ndërsa kemi kërkuar nga policia dhe autoritetet ligjzbatuese zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve. Shtetasit shqiptarë të asistuar nga ambasada kanë bërë denoncimin pranë autoriteteve policore malazeze”, njofton Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi.
Lini një Përgjigje