
Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve në Mal të Zi ka reaguar për ngjarjen e ndodhur sot rreth orës 13:30 në Kotorr, ku u dhunuan tre shtetas shqiptarë.
DUA u bën thirrje urgjentisht organeve kompetente si dhe kryeministrit Milojko Spajiç dhe ministrit të Punëve të Brendshme Danilo Saranoviç që të marrin të gjitha masat e duhura.
“Duam të dimë se cili është shkaku i kësaj sjelljeje ndaj shtetasve shqiptarë, të cilët në video sqarojnë se janë ngacmuar nga tetë persona të veshur me uniforma ushtarake”, thuhet në komunikatën e BSH-së.
Lini një Përgjigje