TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Janar 2024, 18:36

“Grupet e opozitës do të bashkohen”, Argita Malltezi flet si kryetare e PD-së dhe sulmon Bashën: Kalë i ngordhur dhe mashë e Ramës!

Shkruar nga Pamfleti

“Grupet e opozitës do të bashkohen”, Argita Malltezi flet

Argita Malltezi nën dritaren e shtëpisë ku babai i saj po vuan masën e sigurisë “arrest shtëpie”, deklaroi se bashkimi i dy grupeve të PD, Rithemelimit dhe atij të drejtuar nga Gazment Bardhi, do të ndodhë shumë shpejt.

E pyetur lidhur me zërat se ajo do të marrë drejtimin e opozitës në vend të babait të saj, ajo tha se nuk është momenti. Megjithatë, fakti që ajo ka nisur të flasë për çështjet e brendshme të PD-së, është një sinjal se emri i saj po projektohet në vend të të atit.

Siç e kam thënë dhe më përpara kjo nuk është çështja e momentit. Çështja e momentit është arsyeja pse njerëzit dalin në rrugë dhe kjo është rikthimi i dinjitetit të kështjellës së demokratëve. Unë jam një prej tyre në këtë shesh. PD-ja shumë shpejt do të jetë e bashkuar. Demokratët e vërtetë shumë shpejt do të jenë të bashkuar. Formulat i gjejnë strukturat e PD-së, por unë kam besim se nga ngjarjet që ndodhin kjo do të jetë shumë e shpejtë”, tha ajo për “A2CNN”.

Më tej, Malltezi u ndal te lideri i PD-së zyrtare, Lulzim Basha të cilin, e quajti një histori të mbaruar, teksa e krahasoi atë me një kalë të ngrohur.

Lulzim Brava është një histori e mbaruar. Kushdo që qëndron mbi një kalë të ngordhur i bën llogaritë gabim, por kjo është çështje personale. Lulzim Basha është i mbaruar dhe këtë e them me bindjen time më të plotë”, tha ajo.

Një koment Malltezi e pati edhe për vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren Blerina Muçi, të cilën Rithemelimi e akuzon se ka shkelur ligjin, duke bërë Enkelejd Alibeajn palë në procesin gjyqësor për vulën e PD.

KPK ka thënë atë që është një ABC e të drejtës, që Blerina Muçi ka shkelur ligjin duke e cilësuar palë Enkelejd Alibeajn dhe kjo është e vërteta. Procesi në fjalë është një nga më të thjeshtat në apeksin procedural. Ligji është e zezë mbi të bardhë se çfarë regjistrimesh dhe si bëhet regjistrimi. Përbën një analogji për shoqëritë tregtare. Këtë lloj regjistrimi e bën QKB-ja, kaq e thjeshtë është si proces, dhe të njëjtën gjë duhet të kishte bërë edhe gjykata. Ky është pohim i asaj që ndodhin në gjykatat e drejtësisë së kapura. Gjykata e Lartë ka rikthyer çështjen dhe i ka dhënë një fshikullim të mirë Kolegjit të Apelit. Unë flas për ligjin dhe jo për ata që bëhen zëdhënës të kapjes së drejtësisë. Lulzim Basha dhe për fat të keq juristë në grupimin e tij kanë harruar se çfarë është ligji dhe janë kthyer në masha të Edi Ramës”, përfundoi ajo. 

argita berisha pd basha

Lini një Përgjigje