
Kryeministri malazez, Milojko Spajiç ka reaguar pas dhunës barbare të ushtruar ndaj 3 shqiptarëve këtë të shtunë në Malin e Zi, nga persona ende të paidentifikuar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spajiç ka shprehur keqardhje për ngjarjen e shëmtuar, teksa tha se po punohet për zbardhjen e saj. Ai shtoi se njëri nga autorët është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.
“Më vjen shumë keq për ngjarjet e sotme që ndodhën të ftuarit tanë të dashur nga Shqipëria. Theksoj se Mali i Zi duhet dhe do të jetë një oaz paqeje dhe sigurie për të gjithë. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit dhe ne po punojmë për t’i ofruar të gjithëve sigurinë dhe mikpritjen që meritojnë. Një autor është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Së shpejti të gjitha informacionet do të bëhen të ditura për të tjerët”, shkruan Spajiç në rrjetin social X.
Duboko žalim zbog današnjih događaja koji su zadesili naše drage goste iz Albanije. Naglašavam da Crna Gora mora i biće oaza mira i sigurnosti za sve. Naše misli su sa svima pogođenim, i radimo na tome da svima obezbijedimo sigurnost i gostoprimstvo koje zaslužuju. Identifikovan…
— Milojko Spajić (@MickeySpajic) January 6, 2024
Lini një Përgjigje