TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Prill 2026, 15:54

Dështimi i negociatave SHBA-Iran, Merz: Paqja ende larg, takimi nuk ishte serioz

Shkruar nga Pamfleti

Dështimi i negociatave SHBA-Iran, Merz: Paqja ende larg, takimi nuk ishte

Kancelari gjerman Friedrich Merz shprehet skeptik lidhur me bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të zhvilluara gjatë fundjavës në Islamabad, duke theksuar se nuk kishte pritshmëri të larta për rezultatin e tyre.

Në një deklaratë nga Berlini, Merz u shpreh se ndërprerja e bisedimeve nuk ishte surprizë për të.

“Që në fillim nuk pata përshtypjen se këto negociata ishin veçanërisht të përgatitura mirë”, tha ai.

Kreu i qeverisë gjermane nënvizoi se arritja e një zgjidhjeje diplomatike nuk pritet të jetë e shpejtë, duke paralajmëruar se pasojat ekonomike të konfliktit do të vijojnë të ndihen edhe për një kohë të gjatë.

“Ky është një proces afatgjatë dhe efektet e kësaj lufte do të vazhdojnë të ndihen edhe pasi ajo të ketë përfunduar", shtoi Merz.

Edhe më herët, kancelari kishte shprehur rezerva për suksesin e negociatave, duke vlerësuar se një marrëveshje paqeje mbetet ende e largët.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i kancelarit theksoi se diplomacia mbetet e vetmja rrugë për zgjidhjen e situatës aktuale, duke shtuar se Gjermania ka një interes thelbësor në suksesin e saj.

Merz komentoi gjithashtu deklaratat e Presidentit amerikan Donald Trump për një bllokadë të mundshme në Ngushticën e Hormuzit, duke i cilësuar ato si një përpjekje për të rritur presionin ndaj Iranit. Sipas tij, duke iu referuar edhe një deklarate të Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), çdo veprim i tillë do të synonte portet iraniane dhe jo bllokimin e plotë të ngushticës.

friedrich merz shba iran

Lini një Përgjigje