TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Mars 2023, 18:30

Britania kërkon të strehojë emigrantët në baza ushtarake, reagojnë mbrojtësit e të drejtave të njeriut: Mizori, plani i pazbatueshëm

Shkruar nga Pamfleti

Britania kërkon të strehojë emigrantët në baza

Qeveria Britanike ka paraqitur plane për të strehuar emigrantët në baza ushtarake të papërdorura dhe jo në hotele. Ajo po shqyrton mundësinë e përdorimit të mauneve, propozime këto që kanë ndezur më shumë tensionet mbi emigracionin.

Këtë e ka bërë të ditur ministri britanik i imigracionit, Robert Jenrick i cili prezantoi planin që synon të parandalojë njerëzit pa dokumente që të kalojnë Kanalin Anglez nga Franca me varka të vogla.

Ministri shtoi se qeveria gjithashtu “po vazhdonte të eksploronte mundësinë e akomodimit të emigrantëve në anije, siç janë në Skoci dhe në Holandë”.

Zëvendëskryeministri Dominic Raab gjithashtu i tha “Sky News” të mërkurën se qeveria do të konsiderojë strehimin e migrantëve në maune për të penguar stimujt e akomodimit në hotel.  Kostoja e strehimit të azilkërkuesve në hotele është rritur gjatë vitit të kaluar, duke tejkaluar tani 6 milionë paund në ditë, tha Zyra e Brendshme për CNN në një deklaratë.

Ministrat nuk kanë dhënë detaje se si do të financohen anijet, apo nëse ato janë të disponueshme për përdorim të menjëhershëm.

Ndërkohë që mbrojtësit e të drejtave të njeriut e dënuan propozimin e ri si “skema më e fundit mizore” e Ministrisë së Brendshme që synon njerëzit që kanë duruar luftën. Ndërsa opozita tha se kjo sinjalizon “dështimin” e qeverisë pasi merren me kërkesat për azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Të gjithë ne meritojmë sigurinë dhe mundësinë për të qenë pjesë e një komuniteti – veçanërisht njerëzit që janë përballur me beteja të paimagjinueshme dhe po rindërtojnë jetën e tyre në MB. Kjo është edhe një dredhi e kësaj qeverie për të …tërhequr vëmendjen nga çështjet reale që prekin komunitetet tona”, tha për CNN Mary Atkinson, menaxhere e fushatave dhe rrjeteve në Këshillin e Përbashkët për Mirëqenien e Emigrantëve.

britania plani emigrantëve

Lini një Përgjigje