TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Mars 2023, 14:25

Arrestimi i gazetarit amerikan, ministria ruse: Është shumë herët për të folur për shkëmbimin të burgosurish

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i gazetarit amerikan, ministria ruse: Është shumë

Agjencia më e lartë e sigurisë në Rusi (FSB) deklaroi ditën e sotme se një gazetar amerikan I Wall Street Journal është arrestuar mbi dyshimet për spiunazh.

Asnjë dëshmi nuk është dhënë për këto pretendime, sidoqoftë zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov ka deklaruar se ishte shumë herët për të folur për një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve.

Agjencia e lajmeve Interfax citoi zotin Ryabkov të thoshte se shkëmbime të tilla kishin ndodhur më parë për të dënuarit tashmë dhe se ishte e nevojshme të pritej për të parë se si do të zhvillohej historia me Evan Gershkovich.

Më herët, shërbimi rus i sigurisë FSB tha se kishte arrestuar reporterin, i cili punon për gazetën amerikane The Wall Street Journal, me dyshimin se kishte spiunuar për Uashingtonin – masa më serioze publike kundër një gazetari të huaj që kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Wall Street Journal ka thënë se i mohon me forcë akuzat kundër tij.

Gershkovich është gazetari i parë për një gazetë amerikane që arrestohet për spiunazh në Rusi që nga Lufta e Ftohtë. Arrestimi i tij vjen në mes të tensioneve të ashpra midis Moskës dhe Uashington DC mbi luftimet në Ukrainë.

FSB pretendoi se Gershkovich "po vepronte me urdhrat e SHBA për të mbledhur informacion në lidhje me aktivitetet e një prej ndërmarrjeve të kompleksit industrial ushtarak rus që përbën një sekret shtetëror".

Gershkovich mbulon Rusinë dhe Ukrainën si korrespondent në zyrën e Moskës të Wall Street Journal. FSB vuri në dukje se ai kishte akreditim nga ministria e jashtme ruse për të punuar si gazetar.

Raporti i tij i fundit nga Moska, i publikuar në fillim të kësaj jave, u fokusua në ngadalësimin e ekonomisë ruse mes sanksioneve perëndimore të vendosura kur trupat ruse hynë në Ukrainë vitin e kaluar.

 

sergei ryabkov rusia

Lini një Përgjigje