
Mbreti Charles në fjalimin e tij në Bundestag ka folur për luftën në Ukrainë. Ku ka theksuar se plaga e luftës është kthyer në Evropë. Ai tha gjithashtu se bota jo thjesht i ka qëndruar pranë Ukrainës por se dhe Gjermania dhe Britania duhet të marrin zemër nga uniteti.
“Pushtimi i paprovokuar i Ukrainës ka shkaktuar vuajtjet më të paimagjinueshme për kaq shumë njerëz të pafajshëm. Jetët e mijëra njerëzve janë shkatërruar, liria dhe dinjiteti njerëzor janë shkelur në mënyrën më brutale dhe siguria e Evropës është kërcënuar. Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë treguar lidership jetik. Si dy donatorët më të mëdhenj të Europës për Ukrainën, ne jemi përgjigjur me vendosmëri. Ne kemi marrë vendime që më parë mund të dukeshin të paimagjinueshme,” tha ai.
Mbreti e ka nisur fjalimin e tij në Bundestag, duke shprehur kënaqësinë dhe nderin që ndodhej në Berlin në vizitën time të parë jashtë shtetit. Ai theksoi zotimin e miqësisë mes kombeve tona.
“Kjo do të thotë shumë për gruan time dhe për mua, që ne kemi qenë të ftuar në Gjermani në vizitën time të parë jashtë shtetit dhe është një nder i veçantë të jem këtu me ju ku dëshiroj të riktheksoj zotimin e miqësisë mes kombeve tona”, tha Charles.
Mbreti Charles gjatë fjalimit të tij, përmendi edhe vizitën në vitin 1965 në Gjermaninë e atëhershme Perëndimore nga nëna e tij, mbretëresha e ndjerë Elizabeth.
Ai tha se vizita u cilësua si një “moment kyç” në marrëdhëniet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë në një kohë kur hija e Luftës së Dytë Botërore ishte ende mbi Europë.
Lini një Përgjigje