TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Mars 2023, 11:08

Mbreti Charles vizitë në Berlin, takim edhe me ish-kancelaren Angela Merkel

Shkruar nga Pamfleti

Mbreti Charles  vizitë në Berlin, takim edhe me ish-kancelaren Angela

Mbreti Charles III i Britanisë së Madhe ka mbërritur ditën e djeshme në Berlin, për të filluar vizitën e tij të parë shtetërore jashtë vendit si monark.Charles III dhe bashkëshortja e tij, Camilla, u pritën nga zyrtarët gjermanë në aeroportin e Brandenburgut, në Berlin.

Mbreti Charles ka mbajtur një fjalim pjesërisht në gjermanisht në Pallatin Bellevue në Berlin gjatë një vizite shtetërore në vend, e para e tij që kur u bë monark.

Mbreti dhe gruaja e tij Camilla, Queen Consort, morën pjesë në një banket shtetëror të organizuar nga presidenti gjerman Frank-Ëalter Steinmeier.

Në mesin e të pranishmëve ishte zonja e parë Elke Büdenbender, si dhe personalitete nga Gjermania dhe Britania e Madhe, duke përfshirë ish-kancelaren Angela Merkel dhe sekretarin e jashtëm britanik James Cleverly.

Çifti mbretëror do të marrë pjesë në një ceremoni mirëseardhjeje me nderime ushtarake, në Brandenburg Gate, në qendër të qytetit. Kjo është hera e parë që një mysafir shtetëror pritet me një ceremoni të tillë.

Në fjalimin e parë të banketit shtetëror të mbretërimit të tij, Charles nderoi vlerën e qëndrueshme  të marrëdhënieve të dy vendeve dhe theksoi se ishte plotësisht i bindur se lidhja mes tyre do të forcohet gjithnjë e më shumë.

“Nderoi vlerën e qëndrueshme  të marrëdhënieve të dy vendeve dhe jam  plotësisht i bindur se lidhja mes tyre do të forcohet gjithnjë e më shumë”, tha Charles.

Mbreti vlerësoi  vlerat e përbashkëta të dy vendeve për promovimin e shëndetit global.

“Vlerësoi  vlerat e përbashkëta të dy vendeve për promovimin e shëndetit global, zero neto dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta demokratike.Nderoi bujarinë e jashtëzakonshme të Gjermanisë në pritjen e mbi një milion refugjatëve ukrainas”, tha Charles.

Mbreti madje qeshi në ngjarjen me kravata të bardha kur iu referua një skeçe komedie britanike të quajtur "Darka për një" e cila është jashtëzakonisht e popullarizuar në Gjermani.

Gjatë vizitës, Mbreti do të shkojë në Pallatin Presidencial, ku do të mësojë se çfarë po bën Gjermania për të theksuar shkaqe të tilla si qëndrueshmëria, do të dëgjojë për mbështetjen që Gjermania po i jep Ukrainës dhe do t'i drejtohet parlamentit gjerman, duke folur në anglisht dhe gjermanisht.

angli gjermani charles merkel

Lini një Përgjigje