
“Inteligjenca artificiale paraqet rreziqe të thella për njerëzimin dhe për këtë arsye nevojitet një pauzë për të paktën gjashtë muaj në testimet e sistemeve të avancuara”.
Është ky alarmi më i fundit që u dha nga Elon Musk dhe 1000 studiues të tjerë, të cilët përmes një letre të hapur, kërkojnë një moratorium nga autoritetet për të shmangur skenarin e “Terminatorit” dhe për të lejuar zhvillimin e protokolleve të përbashkëta të sigurisë.
Letra e publikuar nga Instituti jofitimprurës “Future of Life” përfshin nënshkrimet e dhjetëra studiuesve të njohur dhe për këtë arsye duhet të merret shumë seriozisht. Ajo është nënshkruar nga bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak, por edhe ata të Pinterest dhe Skype, si dhe krijuesit e start-up-eve të inteligjencës artificiale Stability AI dhe Charatcters.ai.
Por padyshim midis nënshkruesve spikat emri i kreut të Tesla-s i cili aspiron të përmirësojë trurin me Neuralink pasi ka kontribuar në transformimin e industrisë hapësinore me SpaceX dhe revolucionarizimin e industrisë së makinave.
Musk nuk është më i përfshirë në OpenAI dhe është i irrituar që nuk ka ende versionin e tij të ChatGPT.
OpenAI u themelua si një organizatë jofitimprurëse në 2015, me Elon Musk si fytyrën publike të organizatës. Një artikull nga Wired në fillim të vitit 2016 tregoi një foto të Musk me krahët e kryqëzuar, duke dhënë përshtypjen se ai ishte gati të revolucionarizonte një industri tjetër. Por historia pas largimit të Musk nga OpenAI është interesante dhe duket si një shpjegim shumë më logjik përse CEO miliarder i disa kompanive të teknologjisë së lartë dëshiron të pengojë zhvillimin në OpenAI.
OpenAI u bashkë-themelua nga Sam Altman, i cili u përball me Musk në 2018 kur Musk vendosi se nuk ishte i kënaqur me përparimin e OpenAI. Disa kompani të mëdha të teknologjisë kishin punuar në mjetet e inteligjencës artificiale në prapaskenë për vite me radhë, me Google që kishte bërë përparime të rëndësishme në fund të viteve 2010.
Lini një Përgjigje