TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Shtator 2023, 08:39

Britania e Madhe do të shpallë organizatë terroriste grupin Wagner, priten miliarda paund kompensim për Ukrainën

Shkruar nga Pamfleti

Britania e Madhe do të shpallë organizatë terroriste grupin

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur që të shpallë grup terrorist, grupin mercenar rus Wagner. Kjo do të thotë se në Mbretërinë e Bashkuar do të jetë e paligjshme të jesh anëtar ose të mbështetësh këtë organizatë.

Sekretarja e Brendshme, Braverman, tha se Wagner është një “grup i dhunshëm dhe shkatërrues” teksa e cilësoi “një mjet ushtarak të Rusisë së Vladimir Putinit”. Ajo tha se aktiviteti i Wagner në Ukrainë dhe Afrikë ishte një “kërcënim për sigurinë globale”.

“Vazhdimi i aktiviteteve destabilizuese të Wagnerit vetëm sa vazhdojnë t’i shërbejnë qëllimeve politike të Kremlinit. Ata janë terroristë dhe ky urdhër ndalimi e bën të qartë në ligjin e Mbretërisë së Bashkuar”, shtoi Braverman.

Wagner ka luajtur një rol kyç në pushtimin rus të Ukrainës, si dhe në operimin në Siri dhe vende në Afrikë, duke përfshirë Libinë dhe Malin. Luftëtarët e saj janë akuzuar për një sërë krimesh duke përfshirë vrasjen dhe torturimin e qytetarëve ukrainas.

E ardhmja e Wagner u vendos në pikëpyetje në fillim të këtij viti kur udhëheqësi i tij, Yevgeny Prigozhin udhëhoqi një rebelim të dështuar kundër udhëheqësve ushtarakë të Rusisë.

Prigozhin, i cili themeloi grupin rus në vitin 2014, ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti ajror me avion së bashku me anëtarë tjerë të Wagnerit më 23 Gusht dhe u varros në Shën Petersburg.

Zyra e Jashtme kishte vendosur sanksione ndaj grupit, duke përfshirë ngrirjen e aseteve të Prigozhin dhe disa komandantëve të lartë.

Megjithatë, kryetarja e Komitetit të Punëve të Jashtme dhe deputetja konservatore Alicia Kearns tha në korrik: "Sanksionet nuk janë të mjaftueshme - MB duhet të ndalojë grupin Wagner për atë që është: një organizatë terroriste."

Komiteti i saj prodhoi gjithashtu një raport që thoshte se qeveria kishte qenë "jashtëzakonisht e vetëkënaqur" dhe kritikoi "mungesën e zymtë të të kuptuarit të qëndrimit të Wagner-it përtej Evropës, në veçanti kontrollin e tyre mbi shtetet afrikane".

Grupi Wagner është dobësuar seriozisht nga rebelimi i tij i dështuar në qershor kundër gjeneralëve rusë, si dhe nga vdekja e fundit në rrëzimin e avionit të udhëheqjes së tij të lartë.

Por ndalimi i tij me ligj do ta bëjë më të vështirë për anëtarët që të lëvizin.Gjithashtu Londra do të sigurojë një bazë ligjore për ukrainasit dhe të tjerët për të paditur Wagner për miliarda paund kompensim përmes gjykatave britanike.

wanger britania e madhe

Lini një Përgjigje