TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Shtator 2023, 07:39

2 viktima dhe 5 të zhdukur nga përmbytjet në Turqi

Shkruar nga Pamfleti

2 viktima dhe 5 të zhdukur nga përmbytjet në Turqi

Dy persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u zhdukën në provincën veriperëndimore të Turqisë, Kirklareli, pas përmbytjeve të mëdha që goditën zonën, njoftoi agjencia qeveritare e fatkeqësive.

Ekipet nga Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) kanë shpëtuar gjashtë persona dhe kanë gjetur dy viktima në qytetin e Igneada, tha agjencia në një postim në X, një platformë sociale e njohur më parë si Tëitter.

Po kryhen kërkimet për gjetjen e pesë shtetasve të zhdukur, shtoi AFAD.

Përrenjtë vërshuan dhe disa rrugë u bllokuan pasi shirat e dendur goditën rajonin, sipas transmetuesit NTV.

Igneada është një destinacion popullor në bregun e Detit të Zi dhe është shtëpia e pyjeve të njohura të përmbytjeve të vendit.

permbytje turqi viktima

Lini një Përgjigje