
Piloti rus Maksim Kuzminov i cili dezertoi duke fluturuar me helikopterin e tij Mi-8 në Ukrainë do të marrë një shpërblim prej rreth 18 milionë hryvnias, ekuivalente me 500,000 dollarë.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i inteligjencës ushtarake ukrainase, Andrii Yusov, cituar nga Kyiv Independent. Në prill 2022, kujton faqja e lajmeve, parlamenti ukrainas miratoi një ligj që ofronte deri në 1 milion dollarë për personelin ushtarak rus që arrin të transferojë pajisje në Ukrainë. Madhësia e shpërblimit varet nga lloji i pajisjeve ruse të dorëzuara në forcat e Kievit.
Lini një Përgjigje