TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Prill 2026, 20:41

Bota pret negociata, Departamenti amerikan i Thesarit ngrin 344 mln dollarë kriptomonedha të lidhura me Iranin

Shkruar nga Pamfleti

Bota pret negociata, Departamenti amerikan i Thesarit ngrin 344 mln dollarë

Departamenti amerikan i Thesarit tha se po zgjeron Operacionin "Tërbimi Ekonomik" kundër Iranit. Scott Bessent, sekretari i Thesarit i Donald Trump, sapo ka njoftuar masa të reja që synojnë ekonominë iraniane.

Ai shtoi se SHBA-të do të vazhdojnë të degradojnë sistematikisht aftësinë e Teheranit për të gjeneruar, lëvizur dhe riatdhesuar fonde.

Masa e re kryesore duket të jetë sanksionimi i një numri portofolesh kriptomonedhash me lidhje me Iranin, për të cilat Thesari tha se do të ngrijnë 344 milionë dollarë në kriptovaluta.

"Ne do të ndjekim paratë që Teherani po përpiqet me dëshpërim të nxjerrë jashtë vendit dhe do të synojmë të gjitha linjat financiare të lidhura me regjimin", shton Bessent.

Ndërkohë që ekspertët thonë se Shtëpia e Bardhë e Trump duket se po i mbështet shpresat e saj te masat ekonomike për ta detyruar Iranin të negociojë dhe të pranojë kërkesat e SHBA-së.

Këto motive mendohet gjithashtu se qëndrojnë pas bllokadës aktuale të porteve iraniane nga SHBA-të, të cilën Trump tha mbrëmë se mund të çojë në dëmtimin dhe degradimin e përhershëm të infrastrukturës së naftës së Iranit.

shba thesari irani

Lini një Përgjigje