TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Maj 2026, 18:01

Bota prej javësh s'kalon dot anijet me naftë, superjahti i miliarderit rus përshkon Ngushticën pa asnjë problem! (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Bota prej javësh s'kalon dot anijet me
Jahti i miliarderit rus

Shumë pak anije kanë qenë në gjendje të udhëtojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit që kur Irani mbylli në mënyrë efektive korridorin kryesor të transportit detar pas shpërthimit të luftës me SHBA-në pak më shumë se dy muaj më parë. 

Por një superjaht 142 metra i gjatë i lidhur me një miliarder rus bëri bujë të martën, pasi doli se kishte arritur të kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit fundjavën e kaluar.  

Bota prej javësh s'kalon dot anijet me

Biznesmeni i sanksionuar Alexey Mordashov është i lidhur me anijen, të quajtur Nord. Jahti në vetvete nuk është i sanksionuar, por Mordashov është subjekt i sanksioneve nga SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja. 

Bota prej javësh s'kalon dot anijet me

Ende nuk dihet se si ka arritur Jahti të kalojë ngushticën pa u pikasur  nga marina iraniane, nëse ka fikur radarin apo ka pasur leje të posaçme pas kontaktit me zyrtarët në Iran.  

rus jaht hormuzi

Lini një Përgjigje