TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Janar 2024, 07:53

Borë dhe stuhi ere, moti i keq bllokon qarkullimin në Kroaci; meteorologët ngrenë alarmin

Shkruar nga Pamfleti

Borë dhe stuhi ere, moti i keq bllokon qarkullimin në Kroaci;

Moti i keq me borë dhe erëra të fuqishme do të përfshije Kroacinë.

Mediat kroate citojnë parashikuesit e motit, të cilët parashikojnë se erërat në detin Adriatik pritet të jenë të forta, ndërsa do të vihet re rënia e theksuar e temperaturave.

Informacionet nga DHMZ-së, thonë se në Adriatik do të fryjë stuhi mesatare dhe e forte, ndërsa temperaturat e ajrit në tokë do të lëvizin nga -5 deri në 0, në brendësi të Istrias dhe Dalmacisë nga 0 deri në 5, në veri të Adriatikut nga 2 deri në 8 gradë Celcius.

I gjithë ky ndryshim i motit pritet të sjellë edhe vështirësi në qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve.

Në brendësi të vendit, ditën e hënë do të mbajë mot me vranësira, kohë pas kohe me pak borë. Në Adriatik do të mbajë mot mesatar, deri kryesisht me vranësira, ndërsa në jug do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare verilindore, në drejtim të lindjes veriperëndimore, me rrebeshe të forta herë pas here.

Lini një Përgjigje