Trump kërkon kontroll global me Bordin e tij të Paqes
Presidenti Donald Trump nuk e fsheh ambicien e tij për t’u paraqitur si figura më e fuqishme në botë. Në një intervistë për The New York Times në prillin e kaluar, ai deklaroi se kufiri i vetëm i pushtetit të tij është “morali im, mendja ime”, duke nënkuptuar se asnjë forcë e jashtme nuk mund ta ndalojë përveç vetë tij.
Kjo bindje për epërsinë personale është një temë e përsëritur e komentuar edhe nga gazetarët e The Atlantic, sipas të cilëve katër vitet e fundit, me përballje, aktakuza, një dënim me 34 pika dhe tentime atentatesh, e kanë bërë Trumpin të ndihet i paprekshëm nga sfida që shpesh do ta përmbyste dikë tjetër.
Javën e kaluar, Trump në Davos, Zvicër, prezantoi një strukturë të re ndërkombëtare të quajtur “Bordi i Paqes” (Board of Peace), që sipas tij synon të promovojë stabilitet, rikthim të qeverisjes së besueshme dhe paqe në zonat e konfliktit. Anëtarët e këtij bordi përfshijnë figura të shquara nga biznesi dhe politika ndërkombëtare — përfshirë miliarderët Steve Witkoff dhe Marc Rowan, këshilltarë të tij politikë si Jared Kushner e Marco Rubio, Robert Gabriel, kreun e Bankës Botërore Ajay Banga dhe ish‑kryeministrin britanik Tony Blair.
Megjithatë, duke analizuar statutin themelor të Bordit, bëhet e qartë se ai nuk është thjesht një forum për diskutime paqësore, por një instrument që legjitimon idenë e Trump se vetëm ai mund të udhëheqë çështje globale sipas standardeve të tij. Statuti parashikon se Trump do të jetë kryetari i parë i Bordit dhe përfaqësues i Shteteve të Bashkuara, me autoritet ekskluziv për të krijuar, ndryshuar apo shpërndarë nënorganizata të Bordit sipas nevojës. Vendimet do të merren nga shumica e anëtarëve, por ato do të duhen miratuar nga kryetari, që në praktikë do të thotë se bota mund të votojë, por Trump vendos.
Dokumenti themelor i Bordit flet për paqe të qëndrueshme, “gjykim pragmatik” dhe guxim për të braktisur institucionet që kanë dështuar. Por ndryshe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila ka fokus specifik e të strukturuar për t’u përballur me sfidat madhore të paqes dhe sigurisë, Bordi i Paqes nuk përmend fare Gazën, edhe pse u projektua fillimisht për të ndihmuar në zbatimin e planit amerikan të rindërtimit atje. Në vend të kësaj, ai përkufizohet si “organizatë ndërkombëtare që kërkon të promovojë paqen në zonat e kërcënuara nga konflikti”, një formulim shumë më i gjerë dhe i paqartë.
Disa vende perëndimore kanë shprehur shqetësime serioze se ky bord mund të sfidojë rolin dhe legjitimitetin e OKB‑së. Presidenti francez Emmanuel Macron, për shembull, reagoi në 19 janar duke paralajmëruar se një trup i tillë me fuqi të gjera mund të cenojë parimet bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Sipas raportimeve, Trump i është përgjigjur duke kërcënuar me tarifa deri në 200% ndaj produkteve franceze si verërat, një shembull i qartë i mënyrës sesi ai përdor mjetet ekonomike për të ushtruar presion diplomatik.
Një burim diplomatik e përshkroi Bord of Peace si një “Organizëm i Kombeve të Bashkuara i Trump‑it” që injoron parimet themelore të bashkëpunimit ndërkombëtar. Ndërsa Liga e Kombeve e ideuar nga Woodrow Wilson pas Luftës së Parë Botërore synonte një bashkëqeverisje të përbashkët mes shteteve anëtare, Bordi i Trumpit legjitimon dëshirën e tij për të qeverisur botën sipas moralit dhe vendimeve personale, me pak llogari për ekuilibrat ndërkombëtarë.
Ceremonia e lansimit në Davos u duk si një spektakël mediatik, me ftesa për liderë dhe fjalime shpesh polemike — një lloj “reality show” ndërkombëtar ku marrëdhëniet diplomatike zëvendësohen nga loja e prestigjit personal. Statuti i Bordit parashikon edhe mundësinë që një vend të bëhet anëtar i përhershëm kundrejt një kontributi prej 1 miliard dollarësh, duke krijuar shqetësime se roli i vendeve të fuqishme do të jetë i pazëvendësueshëm dhe i pabarabartë ndaj atyre më të vegjël.
Në thelb, kjo iniciativë reflekton një rëndësi të re globale që Trump dëshiron t’i japë vetes, jo vetëm si udhëheqës i SHBA‑së, por si figura që vendos rregullat e lojës botërore. Ndërsa bashkëpunimi ndërkombëtar dhe institucionet tradicionale që kanë mbajtur paqen dhe sigurinë globale për dekada vazhdojnë të jenë të domosdoshme, projektet si Bordi i Paqes ngjallin pyetjen fundamentale se si duhet të duket rendi botëror në një epokë ku një udhëheqës pretendon të drejtojë botën sipas moralit dhe mendjes së tij personale. /Përshtati “Pamfleti” nga “The Hill”
Mjaft u tallet me kete kllown.
Mos kini merak se Perandoria Amerikane ka mjeshtra në prapaskenë, që kur vjen momenti i tregojnë vendin edhe Trumpit, me impichment etj. Perandoritë e mëdha demokratike kur dikush tenton të bëhet autokrat apo "mbret", përfundojnë ose në luftë civile, ose ikën mbreti me hir a me pahir. Ju kujtoni se vendos Trumpi për gjithshka atje? Kur ishte Bideni kush vendoste? Bideni ishte si dement, e "merrnin për dore"! Trumpi do mabrojë mandaton dhe do ikë nëse humbet zgjedhjet. Sidoqoftë më shumë se dy mandate ai nuk i bën dot. Kurse Bordi i Paqes kur Trumpi mos të jetë më president nuk do ekzistojë më ose maksimumi do katandiset si bordi i autokratëve dhe diktatorëve, do jenë atje Putin, Lukashenko, ai komunisti Vitmnamit. Kur bie nga pushteti nuk të pjerdh më njeri.