TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Janar 2026, 20:01

Kishte ardhur nga Amerika Latine, sekuestrohen 9 ton kokainë në Portugali

Shkruar nga Pamfleti
Kishte ardhur nga Amerika Latine, sekuestrohen 9 ton kokainë në
Foto ilustruese

Një tjetër goditje e fortë ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës është shënuar në Portugali. Policia portugeze ka sekuestruar gati nëntë tonë kokainë nga një mjet gjysmë-nëndetës i kapur në Oqeanin Atlantik, pranë arkipelagut të Azorëve.

Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për sasinë më të madhe të kokainës të konfiskuar ndonjëherë në vend.

Operacioni u zhvillua rreth 230 milje detare larg ishujve Azore, me përfshirjen e marinës dhe forcave ajrore portugeze, si dhe me mbështetjen e autoriteteve britanike dhe amerikane, në kushte të vështira moti.

Gjatë ndërhyrjes, mjeti lundrues u fundos, ndërsa 35 nga rreth 300 pakot me drogë që transportonte përfunduan në det. Megjithatë, policia arriti të rikuperojë rreth nëntë ton kokainë, e cila sipas vlerësimeve do t’u sillte qindra miliona euro grupeve kriminale.

Nëndetësja kishte ardhur nga Amerika Latine dhe në bord ndodheshin katër persona, tre shtetas kolumbianë dhe një venezuelian, të cilët u arrestuan.

Autoritetet portugeze theksojnë se vitet e fundit trafiku i drogës në brigjet e vendit është në rritje. Vetëm vitin e kaluar u sekuestruan mbi 23 ton lëndë narkotike, ndërsa në mars 2025 u kap edhe një tjetër nëndetëse e nisur nga Brazili, e ndërtuar posaçërisht për transport droge.

kokaine portugali

Lini një Përgjigje