TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Shkurt 2024, 12:50

Blinken propozoi emrin, SHBA dhe Gjermania përplasen për kreun e ri të NATO-s; Olaf Scholz vendos veton

Shkruar nga Pamfleti
Blinken propozoi emrin, SHBA dhe Gjermania përplasen për kreun e ri
Presidenti i SHBA Joe Biden, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dhe kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë një samiti të NATO-s në selinë e aleancës në Bruksel, më 24 mars 2022/GETTY IMAGES

Çfarë loje po luan kancelari gjerman Olaf Scholz?

Olaf Scholz ka bllokuar kandidaturën e Ursula von der Leyen si shefe të re të NATO-s "sepse ajo do të ishte shumë e ashpër me Rusinë."

Ky lajm është raportuar nga disa media gjermane, teksa kanë zbuluar detaje sesi Scholz pengoi shefen aktuale të KE-së, Ursula von der Leyen të bëhej shefja e re e NATO-s.

Sipas raportimeve, arsyeja është se ajo është shumë kritike ndaj Rusisë. Të paktën kështu kanë deklaruar disa zyrtarë të lartë nga Brukseli dhe disa diplomatë të lartë evropianë, sipas raportit të Welt am Sonntag.

Sipas raportit, Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken sugjeroi Von der Leyen si kandidate të presidentit amerikan Joe Biden.

Më pas Biden iu afrua Scholz dhe kërkoi pëlqimin e tij. Por Scholz refuzoi.

 “Scholz ishte kategorikisht kundër që Ursula von der Leyen të bëhej kryetare e NATO-s,” citoi Welt am Sontag të thoshin njerëz të njohur me këtë çështje.

Kancelari gjermane ishte kategorikisht kundër që ajo të bëhej sekretare e përgjithshme e NATO-s, raporton Welt am Sonntag.

Pozicioni u tha se ishte shumë i rëndësishëm për kancelarin Scholz të SPD për t’ia dorëzuar partisë rivale CDU, tha gazeta. Në të kundërt, nga këndvështrimi i Olaf Scholz, zyra e kreut të Komisionit ka dukshëm më pak rëndësi në skenën ndërkombëtare, sipas të brendshëmve.

Diplomatët raportuan gjithashtu se, nga këndvështrimi i Scholz-it, von der Leyen ishte shumë kritik ndaj Moskës, gjë që mund të rezultojë të jetë problem në afat të gjatë pas një armëpushimi të mundshëm në luftën në Ukrainë.

Eksperti i mbrojtjes i CDU, Roderich Kiesewetter, i tha kanalit televiziv VELT se Scholz e pengoi Von der Leyen të bëhej shefe e NATO-s, sepse, ndryshe nga kancelarja, ajo me të vërtetë donte që Ukraina të anëtarësohej në NATO.

Scholz po bën “gjithçka për të kënaqur Putinin”, pohon Kiesewetter. Sidoqoftë, është e diskutueshme nëse Ursula von der Leyen do të dëshironte ta mbante këtë post.

Në një raport të prillit 2023 në gazetën The Sun thuhej se edhe Britania gjithashtu mund të vërë veton ndaj zonjës von de Leyen për rolin, duke përmendur performancën e saj të dobët si ministre gjermane e mbrojtjes në kabinetin e Angela Merkel.

Gjatë mandatit të saj si ministre e mbrojtjes nga 2013 deri në 2019, ajo u përball me kritika të shpeshta për varësinë e madhe nga përdorimi i konsulentëve të jashtëm dhe boshllëqet në gatishmërinë ushtarake të ushtrisë gjermane.

Pushtimi rus i Ukrainës ka detyruar reforma të mëdha dhe rritje të shpenzimeve në forcat e armatosura gjermane, e cila mbikëqyret nga Boris Pistorius, ministri i mbrojtjes. Ai është zotuar ta bëjë kombin “gati për luftë”, mes shqetësimeve se Rusia mund të sulmojë një shtet anëtar të NATO-s brenda tre viteve të ardhshme.

Ben Wallace, ish-sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, po diskutohet gjithashtu në qarqet e NATO-s si një kandidat i mundshëm për të pasuar Stoltenberg, së bashku me Pedro Sanchez, kryeministrin spanjoll./ Pamfleti

kreu i ri i nato shba gjermania ursula von der leyen

Lini një Përgjigje