
Bashkëshortja e Alexei Navalny, Yulia Borisovna Navalnaya, ka lëshar një deklaratë për vdekjen e opozitarit rus.
Ajo ka akuzuar Vladimir Putin se e ka helmuar.
Sipas Yulia, autoritetet ruse po fshehin trupin e tij pasi po presin që të zhduken gjurmët e helmit Novichok, një agjent nervor.
“Një person tjetër duhet të ishte këtu në vendin tim, por ai person u vra nga Vladimir Putin. Diku në një burg përtej rrethit të Arktikut, Putini jo vetëm që vrau Alexei Navalny si person, ai donte të vriste shpresën tonë, lirinë, të ardhmen tonë.
“Ne e dimë saktësisht pse Putin e vrau Alexein tre ditë më parë. Ne do t’ju tregojmë së shpejti. Por, gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë për Alexei dhe për veten tonë është të vazhdojmë të luftojmë.”
“Unë do të vazhdoj punën e Alexei Navalny. Vazhdoni të luftoni për vendin tonë. Dhe ju bëj thirrje të gjithëve që të qëndroni përkrah meje,” shprehet bashkëshortja e Navalny.
Deklarata e saj vjen pasi zëdhënësja e Navalny tha se nëna dhe avokati i tij u ndaluan të shihnin trupin e tij.
Lini një Përgjigje