TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Shkurt 2024, 11:35

Misteri i vdekjes së Navalny, autopsia e parë e pamjaftueshme: Pse po fshihet trupi?

Shkruar nga Pamfleti

Misteri i vdekjes së Navalny, autopsia e parë e pamjaftueshme: Pse po

Autoritetet thonë se një autopsi është kryer, por ajo ka qenë e paplotë dhe për pasojë nevojitet një e dytë.

Rusët vazhdojnë të vendosin lule për opozitarin Alexei Navalny, pas vdekjes së papritur të tij në burgun Arktik.

Ata rrezikojnë të arrestohen në një vend ku edhe pakënaqësia më e vogël mund të shkaktojë ndërhyrjen e policisë.

Që prej së premtes, mbi 400 persona janë arrestuar, rreth 150 prej të cilëve u janë dhënë burgime afatshkurtra.

Trupi i Navalny vazhdon të qëndrojë në morgun pranë burgut të largët, ku ai gjeti vdekjen pas një ecjeje të gjatë. Familja dhe aleatët e tij, të cilët nuk u lejuan të hynin, akuzojnë autoritetet ruse për fshehje të trupit. Ata deklarojnë se presidenti Putin duhet mbajtur përgjegjës për vdekjen.

Autoritetet thonë se një autopsi është kryer, por ajo ka qenë e paplotë dhe për pasojë nevojitet një e dytë.

Vdekja e njeriut të konsideruar si kritiku më i zëshëm i Kremlinit ka bërë që homazhe të mbahen në të gjithë botën. Në Britani, lule u vendosën pranë ambasadës ruse në Londër. Një mesazh thoshte, “Ju mund të vrisni njeriun, po jo të vërtetën”.

Në Gjermani, disa qindra persona protestuan kundër politikave të presidentit rus Vladimir Putin në Berlin.

Pak përpara nisjes së demonstratës, një grup muzikor i njohur për qasjen anti-Putin nisi protestën e tij. Anëtarë të grupit, të maskuar me maska rozë, bërtitën parulla të tipit “Putin, vrasësi” përpara selisë së ambasadës ruse.

enigma e vdekjes së navalny

Lini një Përgjigje