
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken bisedoi të hënën me Ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba për zhvillimet në përpjekjet kundërsulmuese të Ukrainës dhe arritjen e paqes në Ukrainë.
“Sekretari përsëriti mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e Ukrainës kundër agresionit të Rusisë dhe ripohoi mbështetjen e vazhdueshme të një ushtrie të fortë ukrainase dhe institucioneve të përgjegjshme të mbrojtjes”, thuhej në deklaratën e DASH, shkruan CNN.
Ndërkaq Kuleba theksoi nevojën e Ukrainës për raketa me rreze të gjatë.
“Blinken dhe unë diskutuam hapat e mëtejshëm për të zgjeruar mbështetjen globale për Formulën e Paqes dhe zgjidhjet për të zgjeruar eksportet e grurit. Falënderova SHBA-në për të gjithë ndihmën e ofruar dhe theksova nevojën për të rritur aftësitë e Ukrainës me rreze të gjatë duke ofruar ATACMS [Sistemet Raketore Taktike të Ushtrisë]”, shkroi Kuleba në Twitter.
Lini një Përgjigje