TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Gusht 2023, 21:32

Qipro vijon "të luftojë" me flakët, situata kritike; autoritetet kërkojnë ndihmë

Shkruar nga Pamfleti

Qipro vijon "të luftojë" me flakët, situata kritike;

Zjarret janë aktivizuar sërish në Qipro, ndërsa temperaturat e larta vijojnë të jenë prezente.

Në ndihmë të vendit kanë ardhur zjarrfikës nga Greqia dhe Jordania, ndërsa flakët vijojnë të djegin qindra hektarë tokë. Qeveria e Qipros ka kërkuar ndihmë nga vendet e tjera për përballimin e situatës.

Zjarri fillimisht u vu nën kontroll gjatë natës, por tashmë sërish situata është vështirësuar më shumë. Ekipet e zjarrfikësve po qëndrojnë në vendngjarje për të përballuar përhapjen dhe çdo shpërthim të mundshëm në atë zonë.

Në situatë të vështirë është edhe Portugalia, ku janë shkrumbuar mijëra hektarë tokë dhe u plagosën 11 persona. Temperaturat ishin mbi 40 gradë Celsius kanë vështirësuar situatën. Tymi dhe hiri nga zjarri është përhapur në vendet përreth.

Autoritetet paralajmëruan se rreziku i zjarreve mbetet jashtëzakonisht i lartë në të gjithë vendin, ndërsa më shumë se 400 zjarrfikës ndodhen në terren.

Në Spanjën fqinje, gjithashtu situata mbetet e vështirë, pasi ka dalë jashtë kontrollit. Mijëra hektarë vijojnë të digjen prej ditësh, duke rrezikuar edhe banesat aty pranë.

qipro zjarr

Lini një Përgjigje