TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Dhjetor 2023, 19:25

Bisedimet Izrael-Hamas, Biden: Marrëveshja e pengjeve ende shumë larg

Shkruar nga Pamfleti

Bisedimet Izrael-Hamas, Biden: Marrëveshja e pengjeve ende shumë larg

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se një marrëveshje Izrael-Hamas për lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza nuk pritet të arrihet së shpejti.

Gjatë një udhëtimi në Milwaukee, Wisconsin, ai ju tha gazetarëve se bisedimet po zhvillohen por shtoi se një marrëveshje është ende larg.

"Ne po shtyjmë bisedimet", u tha presidenti amerikan gazetarëve.

Kujtojmë se aktualisht janë duke u bërë përpjekje për të organizuar lirimin e më shumë pengjeve, me krerët e CIA-s, Mossad-it të Izraelit dhe kryeministrit të Katarit që pritet të takohen dhe të diskutojnë këtë çështje.

Por më herët sot, zyrtari i lartë i Hamasit në Egjipt Ghazi Hamad tha se grupi nuk do të lirojë pengjet izraelite vetëm që lufta të rifillojë menjëherë pas kësaj.

"Vizioni ynë është shumë i qartë - ne duam të ndalojmë agresionin izraelit në Gaza", tha Ghazi Hamad për  Al Jazeera .

biden

Lini një Përgjigje