TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Dhjetor 2023, 16:38

Pas shumë debatesh, formulohet draft rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazën; kërkohet armëpushim i menjëhershëm!

Shkruar nga Pamfleti

Pas shumë debatesh, formulohet draft rezoluta e Këshillit të

Është formuluar projekt-rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën në Gaza, e cila do të votohet më vonë gjatë ditës së sotme.

Përfundimi i tij nuk ka qenë i lehtë dhe ka pasur ditë grindjesh diplomatike në Nju Jork për formulimin e saktë të dokumentit, duke bërë që ky votim të vonohet vazhdimisht që nga e hëna.

Gjuha në propozimin e Emirateve të Bashkuara Arabe thuhet se tashmë është zbutur në një përpjekje për të shmangur një veto të mundshme të draftit, pasi SHBA bllokoi rezolutat e mëparshme duke përdorur kompetencat e saj si një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit.

Por çfarë kërkon projekt rezoluta e re e cila pritet të miratohet sot:

-Palët e konfliktit në Gaza të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar, në lidhje me mbrojtjen e civilëve

-Pauza dhe korridore humanitare urgjente dhe të zgjatura në të gjithë Rripin e Gazës për një numër të mjaftueshëm ditësh për të mundësuar akses të plotë, të shpejtë, të sigurt dhe të papenguar humanitar.

-Lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte i të gjithë pengjeve, si dhe sigurimi i aksesit të menjëhershëm humanitar

-Përsëritja e vizionit të zgjidhjes me dy shtete, me Rripin e Gazës si pjesë e një shteti palestinez

-Gjithashtu u bën thirrje të gjitha palëve që të "përmbahen nga privimi i popullatës civile në Rripin e Gazës nga shërbimet bazë dhe ndihma humanitare të domosdoshme për mbijetesën e tyre".

okb rezoluta

Lini një Përgjigje