TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Dhjetor 2023, 16:56

OKB thirrje SHBA: Ndërhyni dhe ndaloni masakrën në Gaza!

Shkruar nga Pamfleti

OKB thirrje SHBA: Ndërhyni dhe ndaloni masakrën në Gaza!

Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka bërë thirrje presidentit të SHBA, Joe Biden të ‘ndërhyjë’ dhe ‘të ndalojë masakrën nga lufta në Gaza.

Në një postim në platformën ‘X’, Francesca Albanese, raportuesja e OKB-së për territoret e pushtuara palestineze, tha se çdo ditë që kalon dhe ndërkombëtarët nuk veprojnë për të ndaluar luftimet është “një gozhdë tjetër në arkivolin e njerëzimit”.

Kujtojmë se, më herët Biden u shpreh se Izraeli tani ka mbështetje nga “shumica e botës” duke përfshirë SHBA-në dhe Bashkimin Evropian.

“Ata kanë filluar ta humbin atë mbështetje nga bombardimet pa dallim që ndodhin”, tha ai.

Lini një Përgjigje