TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Prill 2026, 20:00

Balluku: Qeveria ka sjellë stabilitet politik, kundërshtarët krijojnë destabilitet të inskenuar

Shkruar nga Pamfleti
Balluku: Qeveria ka sjellë stabilitet politik, kundërshtarët
Belinda Balluku

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun Fier, Belinda Balluku, ka vlerësuar punën e qeverisë gjatë 13 viteve të fundit, duke theksuar se janë arritur ndryshime të rëndësishme në infrastrukturë dhe është garantuar stabilitet politik në vend.

Gjatë fjalës së saj në Asmblenë e PS në Fier, ajo u ndal edhe te përgjegjësia e shtuar e përfaqësuesve politikë dhe rëndësia e komunikimit me qytetarët.

12 deputetë nga 9, përgjegjësia bëhet më e madhe dhe kritikat shtohen, është detyrë e jona që duke dëgjuar njerëzit t’u qajmë hallin dhe kur nuk ia zgjidhim dot. Detyrat e lëna nga asambleja e fundit, duke nisur nga zgjedhjet e reja dhe procesin që do vijojë në 35-vjetorin e partisë. Po shërben si një tryezë e gjerë diskutimi dhe bashkëbisedimi. Asambleja është zëdhënësi më i mirë i PS dhe qeverisë”, u shpreh Balluku.

Ajo kritikoi gjithashtu klimën e informacionit publik, duke theksuar se sipas saj, puna e bërë shpesh mbulohet nga dezinformimi.

Dezinformimi shpesh herë mbulon punën dhe kontributin e shumicës prej jush. Këto 13 vite qeveria ka sjellë ndryshim thelbësor në infrastrukturë dhe jo vetëm, ka prodhuar stabilitet politik që është produkti më i çmuar që ne kemi sot. Forcat e tjera krijojnë një destabilitet të inskenuar”, deklaroi Balluku.

Ajo theksoi se Partia Socialiste do të vijojë procesin e saj të organizimit dhe komunikimit me qytetarët, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm për të reflektuar mbi arritjet dhe për të adresuar sfidat e ardhshme.

balluku

2 Komente

  1. P
    Prometheus

    Nuk ka tallje me te madhe per kete popull te nenshtruar perjetesisht ndaj korrupsionit, sesa rishfaqja e kesaj monstre duke bere moral ne politike. O tempora e mores. Keta kane arritur ne nje nivel te frikshem metamorfoze; kane bindjen qe jane te ndershem, korrekte dhe te pakorruptuar ndersa i gjithe faji eshte i nje populli te korruptuar qe kerkon te baltose te ndershmit e dheut.

    1. E
      E. R.

      Kjo eshte jashte realitetit, jashtezakonisht e varur nga droga qe merr dhe seksit me nepunesit e saj!

      Lini një Përgjigje