
Pas Orbanit dhe Ficos, tani Babis: vala sovraniste përfshin edhe Çekinë...
Miliarderi dhe ish-kryeministri çek, Andrej Babis është rikthyer fuqishëm në skenën politike, duke fituar zgjedhjet parlamentare në Republikën Çeke me partinë e tij ANO 2011 (“Lëvizja e Qytetarëve të Pakënaqur”).
Rezultati, 35.5% e votave dhe 84 vende në Parlamentin 200-anëtarësh të Pragës, e kthen Babisin në pozicionin për të formuar qeverinë e re dhe për ta orientuar vendin drejt një linje më të fortë nacionaliste e euroskeptike.
Me këtë fitore, ANO 2011 ka tejkaluar ndjeshëm koalicionin konservator Spolu (“Së bashku”), të drejtuar nga kryeministri në largim Petr Fiala, i cili ra në 22.6% dhe humbi rreth 20 vende në Parlament.
Rikthimi i Babisit
Babiš, 71 vjeç, një nga njerëzit më të pasur të Republikës Çeke dhe pronar i konglomeratit Agrofert, me mbi 250 filiale që veprojnë në bujqësi, kimikate, ndërtim e logjistikë, rikthehet në politikë me një profil shumë më të djathtë se dikur. Në të kaluarën, partia e tij ishte pjesë e grupit qendror liberal Renew Europe, afër presidentit francez Emmanuel Macron. Tani, ai i është bashkuar kampit të Patriotëve për Evropën, një grup euroskeptik që përfshin edhe Viktor Orbán dhe partinë italiane Lega.
Pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2023 kundër ish-gjeneralit Petr Pavel, Babiš ndërtoi një fushatë agresive mbi tre mesazhe të qarta: kundërshtimin ndaj përfshirjes ushtarake të Pragës në luftën e Ukrainës, refuzimin e axhendës së Bashkimit Europian për klimën dhe emigracionin, dhe kritikën ndaj “nënshtrimit të tepruar” të presidentit Pavel ndaj NATO-s.
Një fushatë e trazuar
Fushata zgjedhore nuk ka kaluar pa tensione. Në korrik, deputeti i ANO 2011, Pavel Ruzicka, publikoi dokumente që supozohet se tregonin “Projektin Karel”, një plan sekret i ushtrisë çeke për të ndaluar infiltrimin rus, që përfshinte edhe përgjuar politikanët e opozitës. Ndërsa më 1 shtator, gjatë një mitingu në fshatin Dobra, Babis u sulmua nga një protestues me patericë dhe përfundoi në spital.
Loja e koalicioneve
Megjithëse Babis fitoi bindshëm, ai nuk e ka shumicën absolute për të qeverisur vetëm. Koalicioni Spolu dhe lista qendrore Starostové a Nezávislí (StN, “Kryetarët e Bashkive dhe të Pavarurit”), që doli e treta me 11%, kanë refuzuar çdo bashkëpunim. Po ashtu edhe Partia Pirat, me 8.5%.
Kjo e lë Babisin me vetëm dy opsione për të arritur shumicën:
-Lëvizjen Liria dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë (SPD), një parti ultranacionaliste me 8% dhe 16 vende;
-Partinë e Motoristëve, e themeluar në vitin 2022 në Pragë, që fitoi 13 vende dhe njihet për sloganin “makina, qymyr dhe korona (monedha kombëtare)”.
Të dyja këto parti janë pjesë e grupit të Patriotëve Evropianë, që ndan një linjë të ashpër anti-Bruksel, anti-emigracion dhe kundër Marrëveshjes së Gjelbër (Green Deal).
Efektet në Evropë
Sipas analizës së Politico.eu,“nëse miliarderi Babiš kthehet në pushtet, Republika Çeke mund të bëhet ‘bisha e re e zezë’ e Bashkimit Europian, përkrah Hungarisë së Orbánit dhe Sllovakisë së Ficos.”
Tashmë, tre qeveri të bllokut ish-lindor,– Çekia, Hungaria dhe Sllovakia – drejtohen nga forca euroskeptike që kontrollojnë afërsisht 50% të elektoratit.
Ky është një sinjal i fortë për Brukselin mbi shkëputjen e gjithnjë më të thellë midis institucioneve të BE-së dhe qytetarëve të Evropës Qendrore e Lindore, të zhgënjyer nga elitat politike dhe “euroburokracia”.
Fitore e Babišit, në këtë kuptim, është më shumë se një rotacion politik: është një shenjë e valës së re sovraniste që po sfidon strukturën e brendshme të BE-së. Dhe siç tregojnë zgjedhjet e fundit, pakënaqësia e qytetarëve është bërë tashmë forca më e madhe politike në Evropën Qendrore. /Përshtatur nga “Inside Over”
Keta sllavet e qelbur do i shihni se sa te beses jane. Jane 100% bythqire sllave prandaj dhe Amerika nuk ua fershellen shume forte. Ukrainasit ishin krah per krah trupave ruse e serbe kunder clirimtareve te Kosoves. Kam prova te pastra nga ish zagare qe luftuan kunder Dardaneve ne Dardani. Europa e Perendimi te ndertoje nje mur te Madh e te vazhdoje perparimin e vet e t'i lere te ngordhin ne naften e mutrat e tyre pa teknologjine e Perendimit. Mire e ka Trump s'ka me teknologji e krah te lirte pune ne Lindje. Pa Perendimin do ngordhin si qeni ne vreshte. Crafe ishte kjo hata qe i anetaresuan ne Europe me anti Europeanet e Zemra qe ka krijuar kombet Europeane Pellazget-Iliret-Shqiptaret trajtohen si Palestinezet nga Izraelitur e ardhur nga nuk dihet origjina e tyre.
Ça lidhje ke ti me patriotizmin more derëzi. Ti qenke dylberist në mendime. Europa ka marrë fund. Mirë që janë këta, po të ishte për bq në krye të europes si Macron dhe Keir Starmer çdo shtet do ishte diktature autokratike siç janë Franca dhe Anglia sot de facto.