Kremlini ka deklaruar se Europa nuk mund të luajë rolin e ndërmjetësuesit në konfliktin në Ukrainë, duke argumentuar se vendet europiane janë rreshtuar hapur në krah të Kievit.
Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, gjatë një konference për mediat, tha se armët e furnizuara nga vendet europiane po përdoren drejtpërdrejt kundër Rusisë, çka sipas tij e përjashton Bashkimin Europian nga çdo rol i mundshëm ndërmjetësues.
“Për momentin, Evropa është palë në konflikt përkrah Ukrainës. Të mos harrojmë se armët evropiane po qëllojnë drejtpërdrejt drejt nesh dhe është e pamundur ta injorojmë këtë. Prandaj, natyrisht, Evropa nuk mund të pretendojë se po ndërmjetëson në asnjë mënyrë,” u shpreh Peskov, i cituar nga agjencia Interfax.
Në të njëjtën kohë, ai kritikoi Brukselin për qëndrimin e tij ndaj Moskës, duke e cilësuar refuzimin e dialogut si një prej gabimeve më të mëdha të diplomacisë europiane.
“Gabimi më i madh që po bëjnë evropianët dhe qytetarët e Brukselit është që refuzojnë kategorikisht çdo dialog me Rusinë. Por është e pamundur të zgjidhen dhe diskutohen çështjet pa dialog. Ky është shkaku kryesor i ngërçit në marrëdhëniet tona,” tha ai, i cituar nga Tass.
Deklaratat e fundit të Kremlinit vijnë në një kohë kur tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit vijojnë të mbeten të larta për shkak të luftës në Ukrainë. Në këtë kontekst, roli i Bashkimit Europian si ndërmjetës vazhdon të kundërshtohet nga Moska, e cila e konsideron bllokun europian të pozicionuar në favor të njërës palë të konfliktit.
Nazismi nuk ka dialog, vec plumbin ballit. BRSS nuk hyri ne dialog me nazismin Hitlerian, keshtu si mund te hyje ne dialog Europa me nazismin Putinian? Dhe nazizste Ruse jane me te ndyre se nazistet Hitleriane, sepse akuzojne kundershtarin kur jane vete. Ligesi hesapi.