TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Maj 2026, 10:51

Vendet baltike kërkojnë anëtarësimin e shpejtë të Ukrainës në BE, Italia ngul këmbë për Shqipërinë

Shkruar nga Giuseppe Sarcina

Vendet baltike kërkojnë anëtarësimin e shpejtë të

Tajani iu referua procedurës tashmë në zhvillim për Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë.

A duhet Bashkimi Evropian ta pranojë Ukrainën sa më shpejt të jetë e mundur? Kjo është një pyetje që deri tani ka mbetur në plan të dytë krahas çështjeve të tjera, si zhvillimi i luftës dhe mbështetja e luhatshme amerikane për ushtrinë e Volodymyr Zelenskyt. Megjithatë, prej disa javësh tema po bëhet gjithnjë e më qendrore dhe më përçarëse.

Një diplomat baltik, duke folur jozyrtarisht, e përmbledh situatën kështu: “Deri tani, shumë vende janë fshehur në hijen e kryeministrit hungarez Viktor Orbán, kundërshtari më i vendosur i pranimit të Ukrainës në BE. Tani do të detyrohen të dalin hapur”.

Të enjten, më 29 maj, pati një provë të parë të kësaj përplasjeje gjatë diskutimit joformal (i ashtuquajturi Gymnich) në Limassol të Qipros. Letonia, Estonia, Lituania, Rumania dhe Finlanda udhëheqin kampin që kërkon përshpejtimin e procesit. Italia, Spanja dhe Portugalia janë ndër vendet më të kujdesshme.

Zelensky kërkon veprim të shpejtë: Ukraina në BE deri në vitin 2027. Sipas burimeve jozyrtare, për të kapërcyer rezistencën e skeptikëve, presidenti ukrainas ka bërë të ditur se është i gatshëm të heqë dorë për disa vite nga fondet komunitare, veçanërisht ato për bujqësinë dhe kohezionin territorial, që do t’i takonin vendit të tij.

Më 21 maj, kancelari gjerman Friedrich Merz kishte propozuar një formulë tjetër: “asociimin” e Ukrainës me Bashkimin Evropian, duke i garantuar një pjesë të burimeve financiare dhe, mbi të gjitha, mbështetjen ushtarake të parashikuar nga Traktati i Lisbonës, sipas modelit të nenit 5 të Kartës së NATO-s, që parashikon ndihmën e ndërsjellë në rast agresioni ndaj një anëtari.

Megjithatë, modeli i propozuar nga Merz nuk u jep ukrainasve prerogativën kryesore politike: të drejtën e votës në Këshillat e ministrave të BE-së.

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, deklaroi dje:“Po studiohet në nivel evropian se cila është formula më e mirë. Ne jemi në favor të hapjes së negociatave në sektorët e ndryshëm për anëtarësimin e Ukrainës. Do ta ndihmojmë, por për ne në radhë të parë vijnë Ballkani”.

Tajani iu referua procedurës tashmë në zhvillim për Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë.

Institucionet e Brukselit po ushtrojnë presion që një vendim për Ukrainën të merret në Këshillin e ardhshëm të Punëve të Jashtme, të planifikuar për 16 qershor. Por arritja e një kompromisi nuk do të jetë e lehtë, sepse kriteret teknike dhe juridike ndërthuren me urgjencën e krijuar nga lufta.

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Kęstutis Budrys, tha për Corriere della Sera: “Nuk mund të diskutojmë për anëtarësimin e Ukrainës në BE duke harruar luftën. Ukrainasit e kanë përfshirë këtë çështje në propozimin e tyre për paqe. A nuk na mjafton më? Atëherë le të diskutojmë: çfarë propozimesh mund të ofrojmë në negociata? Çfarë objektivash duam të arrijmë? Cilat janë rreziqet nëse bisedimet dështojnë?”

Edhe homologu i tij estonez, Margus Tsahkna, shprehu të njëjtin qëndrim:“Duhet të bëjmë një hap cilësor. Duhet të vendosim në tryezë një propozim të plotë për Ukrainën dhe për luftën me Rusinë”.

Çështja kryesore është se blloku baltik, i mbështetur nga disa vende nordike dhe i ndjekur me interes nga Rumania dhe Hungaria e re “e de-orbanizuar”, kërkon t’i japë përparësi konfliktit dhe jo pasojave ekonomike të zgjerimit drejt Ukrainës.

Nga ana tjetër, vendet e Evropës Perëndimore dhe Jugore, përfshirë Italinë, druhen se një zgjerim tepër i përshpejtuar mund të shkaktojë më vonë tensione politike dhe sociale mes 28 vendeve anëtare.

Situatën e ndërlikon edhe qëndrimi amerikan. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë takimit ministror të NATO-s më 22 maj në Helsingborg të Suedisë, paralajmëroi partnerët evropianë se Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë të shterura përpjekjet diplomatike me Rusinë. Me fjalë të tjera: negociatat me Vladimir Putinin duhet t’i zhvillojë Evropa.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë vazhdon të theksojë se “ne evropianët nuk do të jemi kurrë thjesht ndërmjetës, sepse jemi në anën e ukrainasve”.

“Nëse është kështu”, kundërpërgjigjen vendet baltike, “atëherë nuk mund të jemi pikërisht ne që dobësojmë pozicionin e Kievit, duke vonuar ose penguar hapjen e derës sonë”./ Përshtati "Pamfleti nga "Corriere della Sera"

vendet baltike volodymyr zelensky bashkimi evropian

3 Komente

  1. T
    Tony

    E cfare pastaj, do i bejne gjemen Rusise! Europes e botes gjema i erdhi nga Trapi i Ameriqise sepse e kane mbytur Ameriken ne borxhe e nuk dine nga tia mbajne. E kane sjelle kohen qe te tere shtetet ne borxhe do i hapin botes probleme, per te mbuluar mutrat e tyre. E kishte fajin, lufta, e kishte fajin AI, e kishte fajin Bitcoin qe na moren ne qafe, do te thone. Keshtu faji mbetet qyrk.

    1. B
      BE

      Duhen zhdukur qelbesirat qe e shiten, shkaterruan Shqiperine Qe debuan rinine dhe ndryshuan permbajtjen e Shqiperise qe ishte homogjene dhe rrace ariane per te krijuar vend me konflikte ne te ardhmen Duhet denuar maksimalisht krye armiku e kryetradhetari i Shqiperise Nuk duhet lejuar qe armiku me i madh i Shqiperise qe po e shet copa copa te marre edhe meritat qe futi vendin ne BE KURRE !!!!

      1. I
        Ikni Shqiptare naten me hene

        Futeni sa me shpejt shqiperine ne eu dhe kte kriminel ne burg.Te ikin njerezit nga shteti i kriminelit te gjejne lirine.Ky esht nje kriminel vrases qe fut shqiptaret neper call centera kriminale qe ka hapur dhe perdor polimutcin dhe polimutgjykatat per ti hapur profile kurvash punetoreve qe len punen dhe spranojne te punojne mish per top per kte vrases.per kto lloj gjallesash vetem hitleri dhe amerika e ka zgjidhjen.Ikni sa me shpejt dhe sa me larg shqiptare...te jetoni te lire

        Lini një Përgjigje