
Izraeli ka vijuar sulmet në jug të Libanit, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit me Hezbollahun, duke ngritur shqetësime për brishtësinë e marrëveshjes së arritur mes palëve.
Sipas raportimeve nga Libani, një goditje ka shënjestruar lagjen Al-Mashaa në qytetin Al-Mansouri, në distriktin jugor të Tirit. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë deklaruar për CNN se po verifikojnë informacionet mbi këtë sulm.
Goditjet vijnë në një kohë kur Izraeli pritet të tërhiqet nga dy zona në jug të Libanit në ditët e ardhshme, në kuadër të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe të nënshkruar në fund të muajit të kaluar.
Ndërkohë, autoritetet libaneze kanë raportuar edhe sulme të tjera me dronë gjatë kësaj jave. Sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit (NNA), një person ka humbur jetën pasi një dron goditi një motoçikletë në qytetin jugor Kafr Rumman, ndërsa një tjetër person u plagos rëndë në një sulm tjetër.
Në një tjetër incident të raportuar nga NNA, dy persona mbetën të plagosur pasi një dron izraelit goditi një kamion në zonën e Nabatieh.
Nga ana e saj, ushtria izraelite ka deklaruar se sulmet kishin në shënjestër persona që i cilësoi si militantë dhe se ata përbënin një kërcënim të menjëhershëm për forcat e saj.
"IDF tha se eliminoi burrat, të cilët i quajti terroristë që kishin paraqitur një ‘kërcënim të menjëhershëm’ për ushtarët e saj", tha ai.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë Publike të Libanit, të paktën 4,321 persona janë vrarë dhe 12,207 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite në Liban që nga 2 marsi.
Lini një Përgjigje