
Mykhailo Podolyak , një ndihmës i Presidentit Zelensky, tha se bisedimet e planifikuara për të dielën në Arabinë Saudite priten të jenë dypalëshe midis SHBA-së dhe Rusisë, duke shtuar se nuk kishte plane që Ukraina të merrte pjesë.
Por Podolyak shtoi se do të duhet të presim rezultatet e një telefonate Trump-Zelensky, gjatë ditës së sotme ose nesër, për të ditur se kur do të zhvillohen bisedimet e mëtejshme që përfshijnë Ukrainën.
"Presidenti dëshiron të kuptojë plotësisht përmbajtjen e kësaj telefonate nga Trump. Gjëja kryesore është të kuptojmë se si Trump i sheh rezultatet e telefonatës së tij me Putinin dhe të nxjerrim përfundime nga kjo", theksoi ai.
Duke reflektuar mbi diskutimin e fundit mes Trump dhe Zelensky, takimin katastrofik në Shtëpinë e Bardhë, ai tha, se “ishte një bisedë mjaft emocionale në Zyrën Ovale dhe tregoi se ishin krijuar kontradikta. Këto kontradikta më pas u vunë në tryezën e bisedimeve në Arabinë Saudite dhe shumë shpejt u bënë komunikime formale dhe joformale”.
“Administratat krijuan ekipe negociuese dhe ne shpejt kaluam në diskutimin e çështjeve konkrete rreth këtyre kontradiktave dhe gjetëm një pozicion të sinkronizuar”, tha ai.
Në deklaratën e Kremlinit se Putini kishte thënë se Perëndimi duhet të ndërpresë të gjithë mbështetjen ushtarake perëndimore dhe shkëmbimin e inteligjencës për Ukrainën përpara se të arrihet marrëveshje për një armëpushim, ai tha është një kërkesë shumë e çuditshme.
“Putin po thotë 'ne duam që ju të çarmatoseni dhe pastaj ne mund të vazhdojmë të luftojmë'. Kështu tingëllon si ... Ai dëshiron që Ukraina të heqë dorë nga ushtria e saj, të heqë dorë nga garancitë e sigurisë, të heqë dorë nga e drejta e saj për të qenë në aleanca dhe të heqë dorë nga territore të ndryshme.
Kjo është ajo që ai po lufton për tre vjet, dhe ai nuk mundi ta bëjë atë ushtarakisht… Dhe tani kjo është ajo që ai dëshiron nga procesi i negociatave”, theksoi Podolyak.
Në anën tjetër, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, tha se ishte dakord me homologun e tij rus, Yuri Ushakov , që të dyja palët do të zhvillojnë bisedime të mëtejshme në Riad, Arabi Saudite , me qëllim "zgjerimin e armëpushimit të pjesshëm që presidenti Trump siguroi nga Rusia".
"Unë fola sot me homologun tim rus Yuri Ushakov për përpjekjet e Presidentit Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ne ramë dakord që ekipet tona teknike do të takohen në Riad në ditët në vijim për t'u fokusuar në zbatimin dhe zgjerimin e armëpushimit të pjesshëm", tha ai.
Lini një Përgjigje