TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Mars 2025, 14:11

Dje komunikoi me Putin, Trump do të zhvillojë sot bisedë telefonike me Zelensky-n

Shkruar nga Pamfleti

Dje komunikoi me Putin, Trump do të zhvillojë sot bisedë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka zbuluar ditën e sotme se do të zhvillonte një bisedë telefonike me homologun amerikan Donald Trump.

Duke iu drejtuar mediave në Helsinki, Zelensky tha se do të "diskutonte detajet" e telefonatës së Donald Trump me Vladimir Putin mbrëmjen e djeshme.

Biseda telefonike do të jetë kontakti i parë i drejtpërdrejtë i Zelenskyt dhe Trump që nga përplasja e tyre e zjarrtë në Zyrën Ovale muajin e kaluar.

Ukrainasi ishte në Uashington duke pritur të nënshkruante një marrëveshje kritike për mineralet, por u largua herët pasi ai dhe Trump u përplasën para kamerave nga e gjithë bota.

Kujtojmë se ditën e djeshme Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ku ranë dakord për disa pika, një prej të cilave edhe ndërprerjen e sulmeve ruse në infrastrukturën energjitike të Kievit. 

Lini një Përgjigje