Armët më të fuqishme të artilerisë, “Caesar” francez dhe “Archer” suedez, janë bërë mjetet kyçe në duar të ukrainasve, duke i mundësuar atyre të luftojnë më efektivisht kundër forcave ruse.
Këto sisteme janë krijuar për të mbijetuar në një luftë moderne, ku dronët dhe teknologjitë e tjera i bëjnë të dukshëm objektivat në terren.
Caesar mund të lëvizë dhe gjuajë brenda minutash, duke lëshuar deri në tre predha në 15 sekonda dhe duke u larguar pas 40 sekondash. Ka një rreze veprimi deri në 25 milje dhe mbajmë deri në 18 predha.
Archer, më i shpejtë, mund të lëshojë predha në vetëm 20 sekonda dhe mund të arrijë deri në 30 milje, duke përdorur rrjetën speciale Barracuda për të fshehur shenjat e saj nga kamerat termike.
Këto armë janë të njohura për taktikat e "gjuaj dhe tërhiqu", duke i bërë ato të vështira për t'u zbuluar dhe shkatërruar, dhe si pasojë janë përshkruar si një "makth" për ushtrinë ruse.
Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Putin se ka thyer zotimin e Trump për premtimin për të shmangur sulme për 30 ditë.
Zelensky tha se fjalët e Putinit janë shumë në kundërshtim me realitetin, pasi ai ka goditur me objektivat e energjisë në Ukrainë.
Ndërsa ministria ruse e mbrojtjes gjithashtu akuzon Ukrainën se ka vënë në shënjestër një nga objeket e saj të magazinimit të naftës duke e quajtur atë një provokim të qëllimshëm.
“Veprime të tilla nga regjimi i Kievit janë një provokim i qëllimshëm që synon të prishë nismat e paqes të Trumpit”, tha ministria.
Lini një Përgjigje