
Në qendër të Beogradit është shfaqur një grafit përmes të cilit kërkohet vdekja e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill.
Grafiti “Vdekje për Chripher Hillin” është shkruar në një objekt që ndodhet në cep të Bulevardit despoti Stefan dhe Rrugës “Cetinjska”.
Mediat serbe shkruajnë se nuk dihet se kush dhe kur e ka shkruar këtë mesazh, por ky është i dyti në serinë e kërcënimeve që i drejtohen ambasadorit amerikan. Dy ditë më par ëu arrestua një person për kërcënime ndaj ambasadorit Hill.
I arrestuari ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, “Koha për një goditje të re të Gavrilo Principit direkt në kokën e okupatorit Christopher Hill”.
Mësohet se kjo ka alarmuar amerikanët dhe pritet që ambasadori të rrisë sigurinë.
Lini një Përgjigje