TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Qershor 2024, 21:09

Aksidentohet Eskorta e Viktor Orban, një i vdekur dhe një i plagosur!

Shkruar nga Pamfleti

Aksidentohet Eskorta e Viktor Orban, një i vdekur dhe një i plagosur!

Eskorta e kryeministri hungarez, Viktor Orban është përfshirë në një aksident të rëndë ditë e sotme. Si pasojë e përplasjes një oficer policie 61-vjeçar ndërroi jetë dhe një tjetër u plagos rëndë. Ata po shoqëronin kryeministrin Viktor Orban pas udhëtimit të tij për të parë Hungarinë në ndeshjen e tyre kundër Skocisë në Euro 2024.

Incidenti ndodhi të hënën në mëngjes pasi Orban kishte parë ekipin e tij të shënonte fitore në ekstrem  përballë kundërshtarit të tyre në Grupin A të dielën mbrëma, raporton Reuters. 

Skuadra e motoçikletave të policisë rrugore të Shtutgartit po shoqëronte Orbanin në aeroport kur një shofer 69-vjeçar me BMW, i cili nuk ishte në dijeni se një kryqëzim ishte i mbyllur për eskortën, u përpoq të kthehej, por u përplas me oficerin mashkull me motoçiklete.

Përplasja ka bërë që motori i oficerit të jetë hedhur në drejtim të motorit të një kolegu 27-vjeçar. 61-vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra në spital, ndërsa efektivi më i ri ka mbetur i plagosur rëndë.

"Jemi thellësisht të tronditur nga aksidenti i kolegëve tanë. Rrethanat tragjike të vdekjes së kolegut tonë të çmuar na kanë lënë pa fjalë dhe kanë goditur deri në palcë të gjithë forcën e policisë së Shtutgartit. Mendimet tona janë me familjen, të afërmit dhe miqtë e tij. I dërgojmë urimet tona më të mira për shërim të shpejtë kolegut tonë i cili gjithashtu mbeti i plagosur rëndë në aksident", tha në një deklaratë shefi i policisë Markus Eisenbraun.

 

orban

Lini një Përgjigje