TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Qershor 2024, 20:33

“Ballkani në BE para Ukrainës”, Antonio Tajani: Anëtarësimi të ndodhë para vitit 2030

Shkruar nga Pamfleti

“Ballkani në BE para Ukrainës”, Antonio Tajani:

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani ka deklaruar se Ballkani perëndimor duhet të anëtarësohet në Bashkimin Europian përpara Ukrainës. Ai theksoi se shpreson që kjo do të ndodhë para vitit 2030.

Gjate takimit të ministrave të jashtëm të BE në Luksemburg, kreydiplomati Italian, pohoi se Brukseli është i gatshëm të mbështesë Ukrainën në çdo sektor, por se sa i përket integrimit, Ballkani Perëndimor, qëndron më përpara në radhë.

"Para Ukrainës, ka shumë vende të Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të shkojmë më tej dhe shpresoj për anëtarësim të plotë për vendet e rajonit para vitit 2030, dhe më pas duhet të punojmë me Ukrainën dhe Moldavinë”, citojnë mediat serbe fjalët e Tajanit.

Kujtojmë se javën e kaluar, BE deklaroi se do të hapte negociatat për anëtarësimit  e Ukrainës dhe Moldavisë, për shkak se janë dy vendet më të rrezikuara nga agresioni rus.

Lini një Përgjigje