TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Qershor 2024, 16:26

Bota një hap larg Luftës Bërthamore/ Lavrov “kryqëzon” ambasadoren amerikane në Moskë dhe kërcënon të sulmojë SHBA-në!

Shkruar nga Pamfleti

Bota një hap larg Luftës Bërthamore/ Lavrov

Sulmi i fundit i Ukrainës në Sevastopol ka rritur në kulm tensionet SHBA-Rusi dhe shanset e nisjes së një lufte të tretë botërore duken më pranë se kurrë.

Ministria e Jashtme e Rusisë thirri sot ambasadoren e SHBA-ve, Lynn Tracy, dhe e informoi atë se Moska akuzon Kievin dhe Uashingtonin për sulmin e djeshëm me raketa vdekjeprurëse në Sevastopol, Krime.

Gjatë një bisede me kreun e misionit diplomatik amerikan në Rusi, Trejsi në Ministrinë e Jashtme ruse më 24 qershor, asaj iu bë një protestë për një tjetër krim vdekjeprurës nga regjimi i Kievit, i sponsorizuar dhe armatosur nga Uashingtoni, i cili kreu një sulm me raketa ndaj civilëve në Sevastopol, duke shkaktuar viktima të shumta, duke përfshirë edhe fëmijët”, tha ministria ruse, raporton “Tass”.

Burimet ruse flasin për një grindje të fortë verbale mes dy palëve, me kërcënime serioze. Zyrtarët rusë filluan t’i përshkruanin ambasadores sesi mund të dukej hakmarrja ruse. Moska ngriti “varenë” dhe tani duhet të shohim se çfarë do të ndodhë në praktikë.

"Veprime të tilla nga Uashingtoni, që synojnë të inkurajojnë autoritetet ukrainase për të vazhduar operacionet ushtarake deri në “ukrainasin e fundit”, duke u dhënë atyre leje për të goditur thellë në territorin rus, nuk do të mbeten pa u ndëshkuar. Masat hakmarrëse sigurisht që do të pasojnë”, nënvizoi Ministria e Jashtme ruse.

Ajo gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara, të cilat po zhvillojnë një luftë hibride kundër Rusisë, në fakt janë bërë palë në konflikt duke furnizuar ushtrinë ukrainase me armët më të avancuara, duke përfshirë raketat ATACMS, të pajisura me koka luftarake grumbulluese, të përdorura kundër banorëve të Sevastopolit dhe për këtë sipas Moskës, SHBA mban përgjegjësi të barabartë me regjimin e Kievit.

Ndërkohë “Ria Novosti” raportoi një deklaratë të zëdhënësit të Vladimir Putin, Dmitry Peskov i cili deklaroi se përfshirja e SHBA-së në sulmin me raketa në Sevastopol do të ketë pasoja.

"Përfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në armiqësi, përfshirja e drejtpërdrejtë në armiqësitë që rezultojnë në vdekjen e civilëve rusë, kjo, natyrisht, nuk mund të kalojë pa pasoja, dhe koha do ta tregojë se çfarë do të ndodhë saktësisht", tha përfaqësuesi i Kremlinit.

Peskov, deklaroi se SHBA mbë[shtet sulme të tilla pasi kurrë nuk ka zhvilluar një luftë në territorin e saj, dhe kjo shumë shpejt mund t’iu kthehet në një dobësi. Peskov nuk nguroi të kërcënonte SHBA-në me një sulm bërthamor të mundshëm, duke theksuar se ata nuk do të jenë në gjendje të mbrojnë familjet e tyre kur një luftë në shkallë të gjerë të nisi.

Rreziku kryesor për të gjithë botën është se amerikanët nuk kanë pësuar kurrë një luftë në shkallë të gjerë në tokën e tyre. Bombat nuk ranë kurrë mbi kokën e tyre, nënat e tyre nuk i mbrojtën fëmijët me trup nga copëzat e bombave.

Kjo i lejon ata të veprojnë si majmuni me një granatë, nuk e kanë idenë se çfarë do të të thotë të përballesh në rast të një konflikti të vërtetë. Por kjo është edhe dobësia kryesore e strategjisë së tyre, nuk e kuptojnë logjikën e një lufte të madhe.

Sulmet terroriste mund të arrijnë vetëm një gjë në Rusi, një unitet edhe më të madh të popullit tonë, një fokus edhe më të madh për fitore, një dëshirë edhe më të madhe për t’u hakmarrë deri me vdekjen dhe martirizimin e popullit tonë. Të gjitha këto i kemi kaluar tashmë tetëdhjetë vjet më parë, por nuk u dorëzuam dhe shumë shpejt, shkatërruam të keqen e botës në folenë e saj“, tha ai, raporton RiaNovosti.

Pak orë më parë, rusët shkatërruan platformën e lëshimit të raketave ATACMS, në Ukrainë.

Sulmi i fundit i Ukrainës në Sevastopol ka rritur në kulm tensionet SHBA-Rusi dhe shanset e nisjes së një lufte të tretë botërore duken më pranë se kurrë./Pamfleti

Lini një Përgjigje