
Dy persona humbën jetën dhe 25 të tjerë mbetën të plagosur pasi autobusi me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys në zonë Gurun të Sebastias, në Turqinë Lindore.
Sipas mediave fqinje aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar ekipet e shpëtimit, zjarrfikëses, policisë dhe ambulanca. Ekipet kanë thyer xhamat e autobusit dhe kanë nxjerrë pasagjerët e bllokuar.
Të plagosurit janë dërguar me ambulancë në spitalet e afërta, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Lini një Përgjigje