
Kryeministri malazez dhe lideri i URA-s Dritan Abazoviç, ka njoftuar ditën e sotme se ka marrë ftesë për takim nga i mandatuari për krijimin e qeverisë, Milojko Spajiç.
Abazoviç u tha gazetarëve, pas takimit me përfaqësuesit e Asociacionit të Biznesit Amerikano-Evropian Qendror, se ai mbështet formimin e një qeverie të re nëse kjo është një përbërje që mund të sjellë ndryshimet e nevojshme në Mal të Zi.
“Sigurisht që na duhet një qeveri e re dhe në këtë kontekst nuk kam asnjë kundërshtim. Do të shohim se si do të jetë konfigurimi dhe kush do të jetë në të. Kemi marrë një ftesë nga Spajiç, do të shohim nëse do të takohemi. Sa i përket neve, ne jemi të mendimit se dialogu nuk duhet shmangur kurrë. Kjo nuk do të thotë se ne mund të pajtohemi për diçka", tha Abazovic, raporton Vijesti.
Ai tha se tema të rëndësishme socio-politike duhet të diskutohen me të gjithë aktorët, por shtoi se duhet parë se sa mund të arrihet si qëllim.
I pyetur nëse do të refuzonte të marrë pjesë në qeveri, ai tha se (ai dhe Spajiç) kanë mendime të ndryshme për parimet dhe veprimet e qeverisë së ardhshme.
“Kam parë vetëm atë që është komentuar publikisht, nuk kam pasur mundësi të flas publikisht me Spajiçin. Nëse do të ketë një takim, ne do t'i kushtohemi asaj dhe jo shpërndarjeve nëpër ministri. Do të shohim nëse mund ta gjejmë njëri-tjetrin në atë që është vizioni i Malit të Zi”, tha Abazovic.
Abazovic tha se është i gatshëm të udhëheqë një debat publik me të gjitha subjektet politike dhe në parlamentin shtetëror.
I pyetur se çfarë gjendje të arkës së shtetit do t'i lërë kryeministrit të ardhshëm, ai u përgjigj se sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Mali i Zi duhet të ketë rritjen më të lartë ekonomike në Evropë.
“Po i lë të paprekura 100 milionë eurot që grumbulluam vetëm për stabilitet fiskal, pastaj 100 milionë euro mbi ato që u fituan plus efektet e sezonit turistik, për të cilin Monstat dhe Banka Qendrore ende nuk kanë dhënë të dhëna përfundimtare", tha Abazovic.
Lini një Përgjigje