TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Tetor 2023, 15:13

Konfliktet në Ukrainë dhe Gaza, Zelensky: Terroristët si Putini dhe Hamasi duhet të humbasin

Shkruar nga Pamfleti

Konfliktet në Ukrainë dhe Gaza, Zelensky: Terroristët si Putini

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky gjatë vizitës së tij në Bruksel ditën e sotme, deklaroi se terroristët si presidenti rus Vladimir Putin dhe Hamasi palestinez kërkojnë të mbajnë peng kombet e lira dhe demokratike dhe prandaj duhet të mposhten.

Ai shtoi më pas se si Ukraina ashtu dhe Izraeli do t’i mbiujetojnë sulmeve dhe në fund do të triumfojnë përballë terroristëve.

“Terroristët si Putini apo Hamasi kërkojnë të mbajnë peng kombet e lira dhe demokratike”. Dhe ata duan pushtet mbi ata që kërkojnë lirinë.  Terroristët nuk do të ndryshojnë. Ata duhet të humbasin. Dhe kjo do të thotë se ne duhet të fitojmë. Dhe ne do të fitojmë”, tha presidenti i Ukrainës.

Zelensky vuri në dukje sulmet terroriste ruse, të cilat filluan dimrin e kaluar kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

gaza ukrainë zelensky

Lini një Përgjigje