TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Tetor 2023, 12:44

Pamjet me dron/ Gaza kthehet në gërmadhë pas kundërsulmeve, Izraeli gati skenarin për të zhdukur Hamasin

Shkruar nga Pamfleti
Pamjet me dron/ Gaza kthehet në gërmadhë pas kundërsulmeve,
Shkatërrimi i Gazës nga kundërpërgjigja e Izraelit

Shkatërrimi në Rripin e Gazës pas bombardimeve izraelite që erdhi si një "përgjigje" ndaj sulmit të befasishëm të nisur nga Hamasi të shtunën e kaluar është i madh.

Pamjet me dron tregojnë shkallën e shkatërrimit në Gaza. Ndërtesat dhe njësitë e banimit janë shkatërruar, ndërsa Izraeli njofton se forcat e tij kanë sulmuar më shumë se 1000 objektiva.

@skynews #Israel intensified its #attacks in retaliation for a major surprise attack by #Hamas over the weekend. The country's military forces said they hit more than 1,000 targets in the #GazaStrip. ???? Link in bio for morr @Sky News ♬ original sound - Sky News

Sipas përditësimit më të fundit, rreth 1,055 palestinezë u vranë - duke përfshirë fëmijë dhe gra - ndërsa 5,180 të tjerë u plagosën nga sulmet ajrore izraelite.

@aljazeeraenglish Drone footage shows the extent of damage to #Gaza City after four days of Israeli bombardment. The #UN says more than 120,000 people have been internally displaced. #israel #palestine ♬ original sound - Al Jazeera English

Ndërsa nga pala izraelite numri i të vdekurve ka arritur në 1200 dhe të plagosur rreth 3007 të tjerë.

Ndërkohë, ndër skenarët më të mundshëm të luftës midis Izraelit dhe Hamasit është një sulm tokësor izraelit në Gaza. 

Një perspektivë e tmerrshme e një konflikti luftë në zemër të një qyteti jashtëzakonisht të populluar, me një rrjet të gjerë nëntokësor tunelesh dhe praninë e pengjeve, kryesisht izraelitë.

Të hënën, Izraeli urdhëroi një ndërprerje të menjëhershme të të gjitha furnizimeve për Rripin e Gazës si pjesë e një "rrethimi total" të enklavës palestineze të kontrolluar nga Hamasi./Pamfleti

 

izrael hamas pamjet me dron

Lini një Përgjigje