TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Tetor 2023, 12:25

Si filloi lufta e përgjakshme? Militantët e Hamasit hynë në komunitetin Kibbutz dhe vranë dy persona në një makinë, publikohen pamjet

Shkruar nga Pamfleti

Si filloi lufta e përgjakshme? Militantët e Hamasit hynë në

Të shtunën, militantët e Hamasit sulmuan Kibbutz Be'eri, një nga vendet më afër kufirit, duke vrarë 108 njerëz. Autoritetet raportojnë se numri i të vdekurve pritet të rritet, pasi operacionet e rikuperimit të trupave kanë nisur ditën e djeshme dhe do të vazhdojnë më tej. 

Çifti italo-izraelit Eviatar Moshe Kipnis dhe Lilach Lea Havron, të cilët aktualisht janë zhdukur në Izrael. Kontakti i fundit me djalin e tyre ishte në orën 9 të mëngjesit të së shtunës, gjatë një telefonate në të cilën ata thanë se ishin sulmuar dhe po përpiqeshin të mbroheshin, rapoton La Repubblica.

Pamjet e kamerave të vëzhgimit tregojnë se si militantët e Hamasit arritën të hyjnë në komunitetin kibbutz, duke vrarë shoferin dhe pasagjerin e një makine dhe më pas duke kryer një masakër mes banorëve lokalë.

Kibbutz është një komunitet i qëllimshëm në Izrael që tradicionalisht bazohej në bujqësi.

 

 

 

Lini një Përgjigje