TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Qershor 2023, 21:00

A po vjen fundi i qeverisë serbe? Vuçiç i alarmuar pas protestave: Më mirë vdes se t’ia lë Serbinë llumit, le të vijnë dhe të më vrasin

Shkruar nga Pamfleti

A po vjen fundi i qeverisë serbe? Vuçiç i alarmuar pas

Protestat që po mbahen në vend duket se kanë lëkundur pozitat e Aleksandër Vuçiç. Mediat serbe shkruajnë se sot ai ka pasur një takim me rrethin më të ngushtë të partisë (nga e cila dha dorëheqjen), ku ka folur shumë ashpër. Ai ka thënë se është gati të vdesë, por nuk e lëshon pushtetin pa zgjedhje.

"Më mirë vdes se t'ia lë Serbinë llumit! Unë do t'i shpall të gjitha zgjedhjet, jam ngopur me të gjitha mashtrimet, jam gati të vdes, nuk kam frikë fare! Ja, po pres që ata frikacakët të vijnë të më vrasin, por nuk do t'ua dorëzoj kurrë pushtetin pa zgjedhje", tha Vuçiç, raporton “Nova.rs”.

Mediat, përfshirë “Informer” dhe “Večernje novosti”, thonë se të enjten, Vuçiç do të marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë dhe aty do të shpallë "një vendim të rëndësishëm që do të përcaktojë të ardhmen e vendit dhe qytetarëve të tij". Sipas tyre  me shumë mundësi do të ketë zgjedhje të parakohshme ose ndryshime drastike në qeveri.

Kërkesat e protestuesve janë shkarkimi i ministrit të Brendshëm Bratislava Gashiç, kreut të BIA-s Aleksandar Vulin, anulimi i programeve televizive që nxisin dhunën, heqja e licencave për Televizionet Pink dhe Happy, mbyllja e tabloideve që propagandojnë dhunën dhe shkarkimi i drejtuesve të RTS.

Kërkesa e vetme që nga fillimi që është përmbushur deri më tani është dorëheqja e ministrit të Arsimit Branko Ružić.

vucic ushteti

Lini një Përgjigje