TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Prill 2023, 08:19

A po tërhiqet Putin? CNN: Rusia boshatis bazën ushtarake në Krime

Shkruar nga Pamfleti
A po tërhiqet Putin? CNN: Rusia boshatis bazën ushtarake në Krime
Vladimir Putin

Në mënyrë të papritur, Rusia ka boshatisur bazën e saj ushtarake në Krimenë e aneksuar prej Ukrainës në vitin 2014. CNN, duke vëzhguar pamjet satelitore, raporton se ushtria e Vladimir Putin ka zbrazur bazën ushtarake nga veriu i Krimesë.

Aty ishin vendosur një numër i madh armatimesh ruse.

Imazhet e kapura nga sateliti Sentinel 2 i BE më 21 janar 2023, ku duket një numër automjetesh e pajisje të tjera ushtarake, po ashtu edhe në pamjet e kapura nga sateliti Maxar me rezolucion të lartë më 11 shkurt. Por imazhet e fundit të Sentinel 2 tregojnë se shumica e atyre automjeteve janë larguar nga baza.

Kjo lëvizje është e paqartë se pse ka ndodhur, ndërsa CNN shkruan se mund të kenë ndikuar disa informacione të marra nga zyrtarët rusë në Krime se gadishulli do të përballej me një kundërofensivë nga ushtria ruse.
Prej javësh tashmë është paralajmëruar një kundërofensivë e mundshme e ukrainasve për të rimarrë kontrollin e territoreve të pushtuara nga Rusia në jug të vendit.

Ndërkohë nga ana tjetër Rusia ka kryer sulme ajrore ndaj qyteteve në mbarë Ukrainën mbrëmjen e djeshme, përfshirë edhe në kryeqytet, Kiev, duke vrarë të paktën pesë persona.

Në grua dhe një fëmijë trevjeçar u vranë në qytetin Dnipro, thanë autoritetet lokale.

Tre persona vdiqën në Uman pasi raketat goditën ndërtesat e banimit, thanë zyrtarët. Një ndërtesë banimi prej nëntë katesh po ashtu është dëmtuar rëndë.Është raportuar për shpërthime edhe në qytetin Kremençuk dhe Poltava, sipas agjencisë së lajmeve, Interfax.

Në Kiev, 11 sulme me raketa dhe dy me dronë u parandaluan nga sistemi i mbrojtjes ajrore, thanë zyrtarët.

vladimir putin baza ushtarake në krime tërheqje

Lini një Përgjigje