TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Prill 2023, 07:54

Kievi bombardohet sërish, Moska sulme me raketa mbi qytetet e Ukrainës; 5 viktima

Shkruar nga Pamfleti

Kievi bombardohet sërish, Moska sulme me raketa mbi qytetet e

Sulmet ajrore ruse kanë goditur disa qytete në të gjithë Ukrainën, përfshirë kryeqytetin Kiev, duke vrarë të paktën pesë persona.
Sipas kryebashkiakut Borys Filatov, një grua dhe një fëmijë tre vjeç u vranë në qytetin e Dnipro.
Tre persona vdiqën në Uman, pasi raketat goditën ndërtesat e banimit. Një pallat nëntëkatësh atje është dëmtuar rëndë.
Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, ka pasur edhe shpërthime në qytetet Kremenchuk dhe Poltava.

Në Kiev, 11 raketa dhe dy dronë sulmues u rrëzuan nga sistemi i mbrojtjes ajrore, thonë zyrtarët.
Kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit tha se ky ishte sulmi i parë raketor rus në kryeqytet në 51 ditë.

Lini një Përgjigje