
Për një grup tjetër raporti i ngushtë i Pekinit me Moskën, ka ngulitur tashmë një skepticizëm të thellë në Perëndim mbi rolin e mundshëm të Kinës si ndërmjetës...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili prej muajsh kishte shprehur interes për të folur me Xi, shprehu qëndrimet e tij për rolin e Kinës në arritjen e paqes pas telefonatës, duke e karakterizuar atë në fjalimin e tij të darkës drejtuar ukrainasve si një "mundësi për të përdorur ndikimin politik të Kinës për të rivendosur fuqinë e parimeve dhe rregullave mbi të cilën duhet të bazohet paqja”.
Xi, nga ana e tij, u zotua se Kina "nuk do të rrinte duarkryq" dhe planifikoi të dërgonte një të dërguar të posaçëm për të shtyrë përpara komunikimin "me të gjitha palët" drejt bisedimeve të paqes. Një veprim që është i ngjashëm me Hapat që Pekini ka ndërmarrë në konflikte të tjera rajonale, përfshirë Afganistanin dhe Sirinë.
Por çfarë saktësisht mund të arrijë ose shpreson të arrijë Kina, mbetet ende shumë e paqartë. Ndërkohë lufta vazhdon me Rusinë që nuk dëshiron të heqë dorë nga territoret e fituara në mënyrë të paligjshme dhe Ukraina që zotohet të luftojë derisa të rivendosë kufijtë e saj të ligjshëm.
“Kinezët gjithashtu kanë pritshmëri realiste për atë që mund të arrijnë pasi askush nuk beson se Rusia ose Ukraina janë gati të ulen dhe të bisedojnë në këtë kohë,” tha Yun Sun, drejtor i Programit të Kinës në qendrën e mendimit Stimson në Uashginton.
Në vend të kësaj, lëvizja e Kinës për të thirrur Zelensky tani mund të jetë më shumë një përpjekje për të përfituar nga mbështetja franceze për rolin e saj ndërmjetësues pas një vizite të fundit nga presidenti francez, Emmanuel Macron në Kinë dhe për të fituar sadopak nga Evropa.
Lojtar neutral?
Për një grup tjetër raporti i ngushtë i Pekinit me Moskën, ka ngulitur tashmë një skepticizëm të thellë në Perëndim mbi rolin e mundshëm të Kinës si ndërmjetës.
Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, Xi ka pretenduar neutralitetin e Kinës, por ka folur me Putinin pesë herë, por nuk ka telefonuar Zelenskyn, pavarësisht një partneriteti të gjatë të nivelit strategjik midis vendeve të tyre. Kina gjithashtu ka vazhduar të kryejë stërvitje ushtarake së bashku me forcat ruse, me ministrin e saj të mbrojtjes që vizitoi Moskën në fillim të këtij muaji dhe përshëndeti besimin "gjithnjë e më të konsoliduar" midis dy vendeve.
Një "zgjidhje politike" e konfliktit me fjalë të paqarta e lëshuar nga Kina në njëvjetorin e pushtimit dhe e ngritur nga Xi te Zelensky të mërkurën, është parë gjerësisht në Perëndim dhe Kiev si shumë më e favorshme për Rusinë sesa Ukrainë. Ai bën thirrje për një armëpushim, por nuk përfshin asnjë dispozitë që Moska fillimisht të tërheqë trupat e saj nga toka ukrainase.
Ky rekord dhe lidhjet e ngushta personale midis Xi dhe Putin, ka të ngjarë të minojnë besueshmërinë e Xi në sytë e Zelensky, thonë analistët.
Por ky raport ka qenë gjithashtu arsyeja që disa liderë, përfshirë Zelenskyn dhe Macron që kanë ngitur shpresën se Xi mund të përdorë ndikimin e tij për të ndikuar në Rusi që të respektojë ligjin ndërkombëtar.
Kur bëhet fjalë për marrjen e një roli ndërmjetësues, thonë analistët, Kina mund të evoluojë pozicionin e saj të "zgjidhjes politike" në atë që shihet si më e pranueshme për Ukrainën. Dhe gjithashtu mund të përpiqet të shtyjë përparimin duke u rreshtuar me vendet e tjera jashtë bllokut perëndimor që kanë bërë thirrje gjithashtu për bisedime paqeje, përfshirë presidentin brazilian Luiz Inácio Lula da Silva, i cili ishte në Pekin në fillim të këtij muaji .
Por në të njëjtën kohë, rëndësia kritike e marrëdhënieve me Rusinë për Kinën mund të nënkuptojë gjithashtu se ka thjesht disa butona që Pekini do të ishte i kujdesshëm për të shmangur shtypjen, duke minuar potencialin për ndërmjetësim të vërtetë.
“Nuk ka asnjë tregues se Xi po përpiqet të detyrojë Putinin ose Rusinë të bëjnë lëshime të çfarëdo lloji (dhe) leximi kinez (i thirrjes) nuk përfshin asgjë konkrete që mund të fillojë një proces paqeje. Duke pasur parasysh se lufta është ekzistenciale për Ukrainën, ajo nuk mund të gjejë asnjë ndërmjetësim të huaj si të besueshëm nëse pala ndërmjetësuese mbështet qartë qëndrimin e Rusisë, e cila filloi pushtimin”, tha Steve Tsang, drejtor i Instituti i Kinës SOAS në Londër./Përshtati “Pamfleti” nga “CNN”
Lini një Përgjigje