TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Tetor 2023, 11:21

A do ndëshkohet Serbia? Lajçak, Escobar dhe këshilltarët e Sholc, Macron dhe Melonit zbarkojnë së shpejti në Beograd

Shkruar nga Pamfleti
A do ndëshkohet Serbia? Lajçak, Escobar dhe këshilltarët e
Olaf Scholz, Vuçiç dhe Macron

Pesëshja e madhe, e cila përfshin të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, si dhe emisarët e presidentëve të SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe kryeministrit italian, do zbarkojnë sërish për të vizituar Serbinë deri në fund të muajit.

Sipas informacioneve të "Novosti", do të ketë presion edhe më të madh në tryezë, që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë, si dhe të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Ohrit.

Pas ngjarjes në Banjskë, pesëshja pritet ta detyrojë Vuçiçin për “bashkëpunim”.

Siç interpreton Novosti, kjo do të thotë se Serbia nuk është kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe në OKB.

Ky ekip prej pesë anëtarësh ishte në Serbi më 20 janar, kur gjatë bisedës me Vuçiçin, sipas 'Novosti-t', “fjalë për fjalë i vendosi një ultimatum shtetit serb – pranimin e planit gjermano-francez evropian, për të cilin më vonë u ra dakord në Ohër”

Ndërkohë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se pret nga Brukseli të emërtojë dhe dënojë çdo shkelje që Serbia ka bërë, duke u bazuar në traktatin që Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord në shkurt të këtij viti në mënyrë që të kthehet rruga e zbatimit të njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kurti gjatë një interviste për Sky News, është pyetur për situatën pas sulmit të 24 shtatorit nga terroristët serbë në veri të vendit, si dhe dialogun në Bruksel, ku ka thënë se nuk pas asaj që ndodhi në veri, asgjë nuk është si më parë.

vuçiç escobar

Lini një Përgjigje